Ne Rusi u organizua forumi “gazetarët nga vendet myslimane kundër ekstremizmit”

Më date 27 prill në Moskë u zhvillua Forumi i III-të “Gazetarët nga vendet myslimane kundër ekstremizmit”, ku ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë Dr. Olsi Jazexhi, analist dhe historian.
Forumi u organizua për herë të tretë nga Grupi i Vizionit Strategjik “Rusia – Bota Islame”, që vepron nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Synimi kryesor i aktivitetit ishte diskutimi dhe koordinimi i politikës mediatike në fushën e parandalimit të ekstremizmit islamik.
Në edicionin e tretë të Forumit morën pjesë 36 përfaqësues të mediave të huaja nga 18 shtete, si Shqipëria, Egjipti, Irani, Kuvajti, Maroku, Algjeria, Kanadaja, Katari, Sudani, Libani, Turqia, Indonezia, Bangladeshi, Iraku, Bahreini, Uzbekistani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Taxhikistani. Mbledhja u hap me një fjalë përshëndetëse nga Zv.Ministri i Jashtëm i Rusisë, Mihail Bogdanov. Gazetarët diskutuan hapat që ndërmerren në vendet e tyre për të luftuar terrorizmin dhe ndanë mendimin se sot islami po perdoret shpesh për qëllime politike. Gjithashtu ata shkëmbyen mendimet për problemin e depërtimit të ideve radikale në islam, mënyrat e ndryshme për të luftuar ekstremizmin dhe si media bashkëkohore mund të kontribuojnë në këte proces.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne