Në Serbi zbulohen migrantë të fshehur brenda kamionit frigorifer në minus 22 gradë

Shtatë migrantë të fshehur brenda një kamioni frigorifer në të cilin temperatura ishte minus 22 gradë, janë zbuluar sot në kalimin kufitar Batrovci, në dalje nga Serbia për në Kroaci, transmeton Anadolu Agency.

Migrantët janë zbuluar falë skanerit doganor i cili brenda dërgesës ka parë silueta njerëzish, dhe bëhet fjalë për 7 afganë të rinj të fshehur në dërgesën e mjedrës e cila udhëtonte nga Kosova për në tregun e Gjermanisë.

Në njoftimin e policisë së Serbisë thuhet se përskaj temperaturës shumë të ulët, është një mrekulli e vërtetë që migrantët kanë mbijetuar këtë tentativë për kalim ilegal të kufirit.

Nga fillimi i vitit, doganierët kanë parandaluar mbi 150 migrantë të kalojnë kufirin ilegalisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne