Në ShBA del ilaçi që parandalon përsëritjen e malaries

Kështu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është lejuar përdorimi i ilaçit, i cili është zhvilluar kundër një lloji të malaries që përsëritet dhe që shkaktohet nga paraziti i njohur si “plazmodium vivax” dhe që është cilësuar nga shkencëtarët si një “arritje e jashtëzakonshme”.

Ilaçi i ri ka aftësi të zhdukë me një dozë të vetme dhe në mënyrë të pakthyeshme parazitin “plazmodium vivax”, i cili mund të qëndrojë në gjendje të fjetur për vite të tëra në mëlçi dhe të shkaktojë kriza të shumëhershme.

Aktualisht ilaçi përdoret për malarien e përsëritur dhe duhet të merret për 14 ditë.

Sipas vëzhgimit të ekspertëve pacientët ndjehen mirë brenda disa ditëve nga fillimi i trajtimit mjekësor dhe nuk e çojnë deri në fund periudhën e kurimit (14 ditë).

Në lidhje me atë se do të përdoret apo jo ilaçi në rajone të tjera të botës njoftohet se do të bëhen studime shtesë.

Burimi:Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne