Në SHBA shkon në burg po nuk bëre vaksinat

Një nënë nga periferia e Detroitit në Shtetet e Bashkuara, e cila e ka vuajtur dënimin me burg për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës që djali i saj të vaksinohej, ka kërkuar nga një gjyqtar që ta parandaloj vaksinimin e ardhshëm të djalit të saj.

The Detroit Free Pres ka raportuar se një avokat i nënës 40 vjeçare, Rebecca Bredow, ka thënë se ajo dëshiron ta bind gjyqtarin se mosvaksinimi është “në interesin më të mirë të fëmijës”.

Bredow e kundërshton vaksinimin, por ish-bashkëshorti i saj dhe babai i djalit, dëshiron që fëmija të vaksinohet.

Më herët këtë muaj, një gjyqtar i Qarkut Okland e ka dënuar këtë nënë me pesë ditë burg për shkak se nuk e ka respektuar urdhrin e datës 27 shtator për vaksinimin e djalit. Avokati i saj ka thënë se Bredow “beson se rreziqet e vaksinimit i tejkalojnë përfitimet”.

Agjencia AP raporton se gjykata ende nuk ka caktuar datë për kërkesën e fundit të zonjës Bredow për parandalimin e vaksinimeve të ardhshme të djalit të saj.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne