“Në Shqipëri të vrasin se flet greqisht”

Një grua nga Shqipëria pritet të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka jetuar prej vitit 2002. Mediat amerikane shkruajnë se Denada Rondos është e martuar me Viron Rondos, një minoritar grek, i lindur në Shqipëri. Për të përfituar azil në Shtetet e Bashkuara, çifti ka thënë në mediat e huaja se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët. Madje, ai ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht. Qartësisht deklarata të tilla bëhen për të bindur autoritetet amerikane që t’i japin azil gruas dhe tre fëmijëve, por rasti është pasqyruar në të gjitha mediat amerikane.
32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të. Përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten.
Tre fëmijët Niko (7), Katarina (5) dhe Alexandra (1), do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri, ku sigurisht që nuk janë të rrezikuar nga askush./ Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne