Vrasja e vushtrriasit K.A ka çuar në 75 numrin e kosovarëve të vrarë në luftën që po zhvillohet në territorin sirianë.

Vdekja e këtij të fundit u raportua sot, ndërkohë që mësohet se ai ishte vrarë 9 ditë më herët, shkruan gazetametro.net.

Para tij ishte raportuar edhe për shumë kosovarë të tjerë, ndër ta edhe Lavdrim Muhaxheri, për të cilët edhe ishte hapur e pane e në të cilin kishin marrë pjesë edhe anëtarë të BIK’ut.

Ndërkohë, në Siri vazhdojnë të qëndrojnë akoma shumë kosovarë. Sipas të dhënave që ka Policia, 196 shqiptarë nga Kosova vazhdojnë të qëndrojë në zonën e konfliktit, nga ta 95 fëmijë dhe 40 gra.

Ndryshe, Kosova është ranguar në shtetet me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar ISIS krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve. Kaçaniku ka qenë ‘kampion’ për nga numri i kosovarëve në atë konflikt.

70