Në solidaritet me Palestinën: Pushtimi është i papranueshëm, Palestina është e destinuar për tu çliruar

nga Zeinab Daher.

Fushata Globale për kthimin në Palestinë mbajti konventën e saj vjetore të katërt në kryeqytetin libanez Bejrut, me titull Konventa e Katërt Globale për Solidaritet me Palestinën: I gjithë Kudsi (Jeruzalemi) kryeqytet i të gjithë Palestinës.

Tubimi, i cili u zhvillua mes datave 11 mars dhe 14 mars 2018, priti grupe të ndryshëm aktivistësh të shquar nga e gjithë bota, shumica e të cilëve u nderuan për aktivizmin e tyre për hir të çështjes palestineze.

Folësit shprehën mbështetje të madhe për Palestinën dhe për popullin palestinez, veçanërisht pas vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi për në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit të pushtuar nga Izraeli.

Në lidhje me këtë, rabini Yisroel Dovid Weiss, aktivist dhe zëdhënës i një grupi antizionist, degë e Neturei Karta, deklaroi:

“Që nga fillimi i zionizmit, çifutët e Torës që jetojnë në tokën e shenjtë, janë rrahur, arrestuar dhe vrarë mizorisht, thjesht vetëm sepse kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Izraelit sionist dhe gjithashtu janë arrestuar dhe rrahur për refuzim ndaj shërbimit ushtarak të Izraelit.”

Ai më tej theksoi se: “Zemrat tona vajtojnë për të gjitha viktimat, hebrenj dhe palestinezë, të gjithë ne po vuajmë së bashku nën këtë Izrael satanik zionist.”

“Le ta dijë bota, ky nuk është një konflikt midis feve, Izraeli zionist nuk është shtet hebre! Ai është vetëm se një shtet zionist dhe asnjëherë nuk duhet të quhet dhe të referohet si shtet hebre”, shtoi Weiss.

“Okupimi i Palestinës është thjesht një okupim i papranueshëm. Ne i bëjmë thirrje organizmave të botës që të rishikojnë drejtësinë në krijimin e një shteti të ngritur kundër vullnetit të banorëve të tij, myslimanëve origjinalë, të krishterëve origjinale dhe bashkësisë origjinale hebraike. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve botërorë dhe organizmave të tyre që ta clirojnë Palestinën dhe t’i japin fund okupimit të padrejtë “.

Ai më tej shprehu simpatinë e tij duke thënë: “Zemrat tona janë me Kudsin (Jeruzalemin), zemrat tona janë me Palestinën”.

Gjatë konferencës, ekipi i medias al-Ahed intervistoi mjaft figura të shquara të huaja, ku në mesin e tyre intervistoi edhe prindërit e heroinës të martirizuar, Rachel Corrie, aktiviste amerikane e cila u masakrua nga një buldozer i forcave okupuese izraelite në një zonë luftimesh në Rafah, Palestinë.

Znj. Cindy dhe Z. Craig Corrie theksuan: “Për të gjithë ne që kujdesemi shumë për këtë çështje, që kujdesemi për popullin palestinez dhe që përkujdesemi kudo për njerëzit, është e rëndësishme që të jemi të lidhur. Është kaq emocionuese të lidhesh me njerëz nga mbarë bota, të cilët gjejnë mënyra për t’iu përgjigjur nevojave këtu. Është shumë inkurajuese që të bashkuar, të shohim dhe të dëgjojmë drejtpërdrejt njerëzit që janë më të prekur, gjë e cila na ndihmon ne që kur të kthehemi në vendet tona të dimë se cfarë të ndajmë me të tjerët dhe se ku duhet që të fokusohemi”.

Ata më tej vlerësuan edhe përkushtimin e popullit libanez për ndihmën ndaj popullit të Palestinës. “Nga ketu (konferenca) do të merren hapa të mëtejshëm që mund të kërkojnë kohë për të parë se çfarë po arrijmë. Ne e kuptojmë se çfarë ka bërë vajza jonë Rachel dhe e ndiejmë reflektimin e saj. 15 vite më vonë po mahnitemi me impaktin e krijuar nga ajo vajze e re. Pra, ne do përpiqemi të ndihmojme sa të mundim, Inshallah”.

Duke komentuar vendimin e Trumpit lidhur me Jeruzalemin, Cifti Corries tha se për vendimin është folur shumë pak. “Ne do të dëgjojmë më shumë për atë. Natyrisht që ne kemi përgjegjësi të madhe për këtë dhe  e kundërshtojmë atë fort”.

Gjëja që duam që populli palestinez ta dijë është se ka shumë njerëz dhe organizata që i mbështesin. Një nga gjërat inkurajuese për ne këtu është se shohim shumë njerëz nga e gjithë bota. Ne vetëm duam që ata të dinë se kanë mbështetje. Ka shumë punë për t’u bërë, shtuan ata.

Ata më tej thanë se çlirimi i Palestinës është i pashmangshëm. Ka kaluar shumë kohë dhe do të mund të marrë përsëri një kohë të konsiderueshme. Është e qartë se ne duhet të punojmë me drejtësinë tonë dhe kjo do të jetë në dobi të të gjithëve.

Ndërkohë, në një intervistë tjetër me Gilad Atzmon, muzikant dhe autor britanik i cili ka hequr dorë nga shtetësia e tij izraelite, theksoi se edhe pse nuk është përkrahës i Trumpit, “mendoj se kjo ishte gjëja më e mirë që ka bërë Amerika për shumë vite, për shkak se ajo zbuloi atë se Amerika nuk është negociatore dhe më tepër është një palë në këtë konflikt. Unë nuk po flas si përkrahës i Trumpit, por mendoj se kjo që Trump po bën, i çon disi në pozitivitet zhvillimet, pasi e nxjerr në dritë këtë konflikt. Ne njerzit duhet të marrim pozitat tona, dhe kjo është dicka pozitive”.

Gjatë intervistës ai tha se Palestina do të çlirohet, dhe nuk ka dyshim për këtë. Megjithëse ka pak pyetje që mbeten të hapura. “Nuk kam asnjë dyshim se Izraeli nuk do të mund ta mbështesë më ekzistencën e tij. Disa izraelitë kanë qenë mjaft të guximshëm për t’u ngritur dhe për të pranuar se në të vërtetë Izraeli asnjëherë nuk është ngritur dhe themeluar.

Nga ana e tij, Jimbo Simmons, amerikano-indian i kombit Choctaw dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes Indiane Amerikane, tha se solidariteti i popullit indian vjen larg që prej viteve 70, vite kur Lëvizja Indiane Amerikane mori një mesazh solidariteti nga Populli palestinez gjatë kohës së përpjekjeve tona.

“Sa për mua, unë ende dua të mësoj më shumë se si ne si vendas dhe popuj indigjenë të Amerikës e Veriut të mund të mbështesim palestinezët në luftën e tyre më efektivisht, prandaj jam këtu për të mësuar më shumë në këtë drejtim”, tha ai.

“Dua që palestinezët të dinë se Trump nuk përfaqëson popullin indian dhe kombet indiane, ai vetëm përfaqëson interesin e tij vetjak. Pra, ajo që ai po bën nuk ka për ta ndalur mbështetjen dhe kurrë nuk do ta ndalë mbështetjen e Amerikës,” vuri në dukje Simmons.

Ne kemi për tu çliruar në të ardhmen, por duhet të luftojmë. Disa prej nesh nuk do ta shohin mundjen e armikut, por në fund të fundit ajo është një luftë gjeneratash, kështu që do vazhdojë dhe do vazhdojë me fëmijët tanë, derisa nje ditë fëmijët e palestinezëve kanë për ti parë arritjet në jetën e tyre, tha Simmons kur u pyet për ndonjë shpresë lidhur me çlirimin e Palestinës.

Nga ana e saj, zonja Emily Hurndall, nëna e Tom Hurndallit, një vullnetare britanike për Lëvizjen Ndërkombëtare të Solidaritetit dhe një aktiviste kundër okupimit izraelit të Palestinës, djali i së cilës u qëllua në kokë në Rripin e Gazës nga një ushtar zionist, tha :

“Unë kam arritur të kuptoj se sot në botë ka shumë agjenci dhe aktivistë të ndryshëm që punojnë dhe veprojnë. Të gjithë punojnë të ndarë dhe të gjithë po përdorin aftësitë dhe njohuritë e tyre për të mbështetur palestinezët në të drejtat e tyre njerëzore. Por duhet të gjejmë një mënyrë për tu afruar, bashkuar dhe punuar së bashku në një mënyrë më të koncentruar, sepse kërkohen shumë përpjekje dhe kohë për të demaskuar gënjeshtrat zioniste dhe gënjeshtrat izraelite. Eshtë humbur shumë kohë. Duhet të gjejmë një mënyrë për ta shkurtuar të gjithë këtë dhe duhet të punojmë në mënyrë më efikase për të përdorur kohën tonë më mirë…”

Znj. Hurndall shprehu zemërimin e saj në emër të palestinezëve sepse nuk mund të vazhdohen akoma provokimet kundër palestinezëve. Identiteti i tyre është i lidhur fort me Kudsin (Jeruzalemin), i cili me te drejtë është qendra e identitetit të tyre. Për këtë arsye ai është i rrënjosur thellë tek palestinezet dhe kjo tregon githçka për Trumpin”. Trumpi ka injorancë të plotë, ka mungesë vetëdije dhe mungesë ndjeshmërie ndaj gjithçkaje që do të thotë të jesh palestinez, tha ajo.

“Duke pasur parasysh hapat që palestinezët kanë bërë, e di që kanë qenë tepër të ngadaltë, por duke pasur parasysh hapat e këtyre viteve të fundit dhe duke pasur parasysh mediat sociale, po shoh se nuk ka më kthim prapa. Kjo nuk është një çështje të cilën njerëzit duan ta lënë që të shkojë. Ska dyshim qe njerëzit nuk do ta lënë atë që të shkojnë. Mesazhet po përhapen ndërkombëtarisht, ne po e bëjmë sa vjen e më mirë përhapjen e mesazhit. Dhe për këtë arsye, nuk ka asnjë mënyrë se do të ketë sukses pa pasur nje betejë të fortë ose luftë të vërtetë. Clirimi i Palestinës do të ndodhë, sa më shumë njerëz të jenë të vetëdijshëm për të, nuk mundet që ta lenë atë,” përfundoi zonja.

Mes shpresave për ta parë tokën e uzurpuar të çliruar nga kolonët zionistë, nuk ka dyshim se duhet bërë një punë shumë e vështirë në nivele të ndryshme derisa synimi përfundimtar të arrihet, dielli i lirisë të ngrihet kudo mbi të gjithë tokën e Palestinës./Al-Ahed/alahednews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne