Në Stamboll mbahet takimi i ekspertëve turq dhe rus të energjisë

Të enjten mbahet në Stamboll Takimi Turko-Rus i Ekspertëve të Energjisë me pjesëmarrjen e specialistëve më të njohur në fushën e energjisë nga Turqia dhe Rusia.

Aktiviteti organizohet nga agjencia turke e lajmeve AA (Anadolu Agency) në bashkëpunim me agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Konferenca përbëhet nga dy panele, njëri është për “Vendin e gazit natyror në portofolin e ardhshëm të energjisë” dhe tjetri do të jetë për “Rolin e ‘Rrjedhës Turke’ në të ardhmen e Turqisë”.

Moderatori i panelit të parë ishte zv.drejtori i përgjithshëm i agjencisë TASS, Maksim Filimonov, kurse panelin e dytë do ta drejtojë zv.editori i AA-së për energjinë, Barësh Sallam (Barış Sağlam).

Nga Turqia në këtë konferencë shkencore marrin pjesë prof. dr. Erdal Tanas Karagël (Karagöl) nga universiteti “Yildrim Beyazit” në Ankara; dr. Sohbet Karbuz, drejtor i hidrokarbureve në Shoqatën e Kompanive Energjetike të Vendeve të Mesdheut; Volkan Ëzdemir (Özdemir) drejtor i Institutit të Tregjeve dhe Politikave Energjetike dhe Jashar Arsllan (Yaşar Arsşan), kryetari i bordit ekzekutiv të Shoqatës së Shpërndarësve të Gazit Natyror në Turqi.

Kurse nga Rusia marrin pjesë: Danila Boçkarev, specialist i sigurisë energjetike në institutin “EastWest”; Konstantin Simonov, drejtor i përgjithshëm i Fondit të Sigurisë Kombëtare Energjetike të Rusisë; dr. Roman Samsonov, drejtori i degës së gazit në Qendrën Energjetike të Shkollës së Administrimit “Moskova Skolkovo” dhe dr. Vitalij Jermankov, drejtor i Institutit të Energjisë në Shkollën e Lartë Ekonomike të Moskës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne