Instituti turk “Yunus Emre” me mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe institucioneve dhe organizatave të tjera shqiptare dhe turke, për disa ditë me radhë do të organizojë Javën e Filmit Turk në Tiranë, ku do të shfaqen për artdashësit e Shqipërisë filma të kinematografisë turke.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri, artistë, studentë dhe artdashës.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në fjalën e tij përshëndetëse tha se për artdashësit kanë sjellë filmat më të mirë turq.

Për t’u kënaqur me filmat kemi organizuar një aktivitet të tillë përgjatë pesë ditëve. Kemi sjellë filmat më të mirë të kinemasë turke. Duke filluar nga sonte do të shfaqen filmat që ne kemi përzgjedhur“, tha Demirbaş.

Java e Filmit Turk, e cila u hap me shfaqjen e filmit “Hajdutët e pëllumbave” (Güvercin Hırsızları), do të organizohet në datat 26 – 30 mars, ku në ditët në vazhdim në Kinema Millennium, do të shfaqet nga një film turk, ndërsa njëri prej tyre do të shfaqet në universitetin e Fondacionit Turk “Maarif”, universitetin “New York Tirana”.

Në Javën e Filmit Turk në Tiranë, më datë 29 mars do të jetë e pranishme aktorja turke, Perihan Savaş, ndërsa më 30 mars do të jetë i pranishëm aktori turk, Gürkan Uygun. i cili ka luajtur rolin e Memati Bas në serialin “Lugina e Ujqërve”, si dhe Halit Halit në serialin “Kryeqyteti-Abdylhamid” që po transmetohet momentalisht, në një nga ekranet shqiptare.

Për artdashësit e Shqipërisë do të shfaqen filmat “Hajdutët e pëllumbave”(Güvercin Hırsızları), “Çdo ditë një fëmijë” (Bir Gün Bir Çocuk), “Vapa e verdhë”(Sarı Sıcak), “Mollët e tharta”(Ekşi Elmalar), “Vdekja e të dashuruarve”(Sevdaların Ölümü) dhe “Letër lamtumire në vapën e Ankarasë” (Ankara Yazı Veda Mektubu). / trt

59