Negociatat/ Cilat gazeta fajësojnë Ramën dhe cilat Bashën

Dje takimi i Bashës dhe Ramës në Presidencë ishte lajmi i ditës. Takimi në zyrën e Nishanit u mbyll pa ndonjë marrëveshje mës palëve duke mos e zgjidhur ngërçin politik ku është futur vendi.

Gazetat më të rëndësishme në vend e kanë pasqyruar në mënyra të ndryshme takimin dhe mosarritjen e një marrëveshjeje nga të dyja palët duke “fajësuar” njërën prej tyre.

Kështu gazeta Shqiptarja.com e hap me titullin kryesor “S’ka marrëveshje – Basha refuzon ofertën e re të Ramës”.

Ndërsa Mapo shkruan “Negociatat, Rikthim në pikën zero – Kriza, oferta e Ramës dhe pse nuk pranoi Basha”.

Gazeta Standard nga ana tjetër shkruan se Rama është tërhequr nga paktin “Rama-Basha, tym i zi. Ja pse dështuan negociatat. Kreu i qeverisë u tërhoq nga pakti.”

Panorama shkruan se marrëveshja është akoma pezull “Marrëveshja pezull në Presidëncë, Rama i ofron Bashës zv. Kryeministin teknik dhe 4 zv. ministra.”

Gazeta Shekulli po ashtu “fajëson” Ramën për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje “Dështon tryeza, Rama tërhiqet nga ofertat e ndërkombëtarëve”

Ndërsa gazeta Koha Jonë e hap me titullin “Negociatat dështojnë. Opozita drejt Kavajës!”

Gazeta Tema është më e ashpër me Bashën kur shkruan se “Lulzim Basha përmbys tryezën e negociatave – Sulmon BE-në dhe bën thirrje për luftë në Kavajë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne