Negociatat me BE/ Ministri grek jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Duke folur pas përfundimit të diskutimeve në Bruksel, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias thotë se do të jepet drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe po diskutohet që çelja e negociatave të bëhet në mes të vitit 2019.

Sipas ministrit grek, “Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin evropian, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit në Evropën Juglindore. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE.”.

Gjithashtu ai tha se disa vende frikësohen nga populizmi, po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas.

“Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90. Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Evropën”, tha Kotzias para gazetarëve.

I pyetur nëse dy shtetet, Maqedonia dhe Shqipëria të mos çelin njëkohësisht këtë proces, Kotzias tha se nuk është pozitive për fuqinë e rajonit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne