Negociatat me kurdët: Zgjedhja që ka irrituar Ankaranë

nga Fehim Taştekin

Pala e vetme që e sheh dialogun me Damaskun si absolutisht të rrezikshëm është Ankaraja. Turqia, ashtu siç ka treguar egërsinë e saj me anë të Lëvizjes së Degës së Ullirit në Afrin, po kështu kërkon që të bëjë të pamundur krijimin e një zone autonome në lindje të Eufratit. Ndoshta kushti i vërtetë i tërheqjes së forcave turke të Degës së Ullirit dhe të Ngrehinës së Eufratit është ky: të mos i jepet asgjë kurdëve!

Si do të përfundojë historia e kurdëve të Sirisë të cilët filluan ta shkruanin vetë reputacionin e tyre deri në momentin që në kervanin e tyre u përfshinë aktorë të ndryshëm në lidhje ose jo me kauzën e tyre? Si do të jetë skena e fundit përmbyllëse; me fjalë, apo me armë?

Njëra zgjidhje e kthen Sirinë nga një vend demokratik në një vend me përëndrim të pushtetit tek një person i vetëm, që do ë thotë ruajtje e unitetit territorial. Ndërsa zgjedhja tjetër do të çojë drejt destabilitetit madje edhe drejt coptimit të vendit.

Me ftesë të qeverisë qëndrore të Sirisë, një delegacion i kryesuar nga dy kryetarët e Parlamentit Demokratik Sirian (PDS) Ilham Ahmed dhe Riad Hammud Darar si përfaqësues të Federatës Demokratike Siriane kanë zhvilluar takime në Siri gjatë datave 26-27 korrik me një delegacion të qeverisë të kryesuar nga Zëvendës- Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Gjenerali Selim Harba.

Fillimisht, që në krahasimin e rëndësisë së veçantë që mbartin takime të këtilla, mund të thuhen se ky ka qënë takimi i parë kaq i rëndësishëm, gjë e cila ka një rëndësi kritike për të kuptuar zgjedhjen që do të bëjnë kurdët.

Gazeta Kuds el Arabi shkruan se Parlamenti Demokratik Sirian ka pranuar që t’i kalojë kontrollin e pjesëve të mëdha të Rakkas dhe Haseke qeverisë qëndrore siriane. Sipas kësaj gazete, zyrtarët janë shprehur se qeveria qëndrore i ka kapacitetet që pjesën e mbetur të këtyre zonave nën kontrollin e përfaqësuesve të Parlamentit Demokratik Sirian ta marrë me forcë, megjjithatë Damasku ka zgjedhur që të ndjekë rrugët politike hde negociatat paqësore. Po kështu është bërë me dije se përfaqësuesit e Parlamentit Demokratik Sirian janë të gatshëm që të zbrazin bazat ushtarake të SHBA-së, duke tërhequr ushtarët e tyre.

Sipas burimeve të tjera bëhet me dije se qeveria qëndrore siriane ka kërkuar që zonat e Rakkas dhe Deir el-Zor të lihen nën kontrollin e ushtrisë siriane pa asur asnjë rezistencë ushtarake; që burimet nëntokësore të nxirren nën kontrollin e përbashkët të qeverisë qëndrore dhe të autoriteteve vendase; që në kufi dhe në institucionet publike të vendoset flamuri sirian; të ndërpriten në mënyrë graduale marrëdhëniet me fuqitë e jashtme; që çështja e kurdëve, situata e YPG-së dhe çështjet e tjera në lidhje me statusin të jenë të hapura për bisedime. Po kështu është bërë me dije se delegacioni i Parlamentit Demokratik Sirian do të kthejë përgjigje në lidhje me këto kushte pasi të ketë zhvilluar një mbledhje me pjesëmarrje të gjërë të bashkëpunuesve të tyre në Kamishli.

***

Përfaqësuesi i Punëve të Jashtme për TEV-DEM i ka ulur ritmet dhe pritshmëritë duke u shprehur se “Takimi është vetëm në kuadrin e diskutimit. Qëndrojnë dallime të konsiderueshme mes diskutimeve dhe negociatave. Kjo mbledhje ka për qëllim vetëm që të dyja palët të njihen me qëllimet e njëra-tjetrës dhe deri më tani nuk është arritur në ndonjë marrëveshje.” Megjithatë ende nuk ka pika për të cilat është rënë dakord. Këtë që e ka bërë të ditur edhe delegacioni i Parlamentit Demokratik Sirian duke u shprehur se:

“Në përfundim të mbledhjes është vendosur që të krijohen komitete në të gjitha fushat në mënyrë që të zhvilohet edhe më tej dialogu dhe negociatat, të arrihet në përfundimin e luftës dhe të dhunës që ka vënë në rrezik popullin sirian dhe gjithë shoqërinë si dhe të gjehen mënyra të ndryshme për krijimin e një Sirie që nuk është qëndrore por është demokratike.”

Krijimi i komiteteve është fillimi kryesor i rrugës drejt negociatave. Rezultati që do të dalë nga këto negociata varet nga favoret që kanë në dorë të dyja palët, po kaq edhe nga qëndrimet që do të mbajnë aktorët e huaj në terrenin e Sirisë.

Nëse do të vështrojmë trafikun diplomatik të ndërlikuar që është krijuar mes Rusisë, SHBA-në dhe Izraelit, administrata amerikane ka vënë dy kushte kryesore që të tërhiqet nga Siria: largimi i Iranit nga gjithë rajoni si dhe vendosja e sigurisë së plotë për Izraelin. Po kështu, për më tepër vazhdon kërcënimi se ushtarët amerikanë që ndodhen në bazën në lindje të Eufratit nuk do të lënë pa përgjigje asnjë lloj sulmi që mund të kryhet kundër aleatëve të saj.

Pavarësisht se nuk arritën të kishin sukses, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara gjatë takimit të tyre në Helsinki u munduan që të krijonin themelet e nevojshme për marrëveshjet e tyre për të marrë dhe për të dhënë mes tyre: Sipas kësaj, Rusia do të sigurojë të pacënuar sigurinë e Izraelit duke bërë të mundjen tërheqjen e Iranit dhe të gjithë elementëve të tjerë të kontolluara prej tij nga Siria, në këmbim të kësaj SHBA-ja do të tërhiqë ushtarët e saj nga Siria dhe do t’i nxisë kurdët që të hyjnë në negociata me Damaskun.

Para se të shkonte në Damask, delegacioni zhvilloi një takim me përfaqësuesin e veçantë të SHBA-së, Brett Mc Gurk. Duke i sugjeruar që “fillimisht të diskutohen çështje të shërbimeve publike”, Mc Gurk ka bërë me dije se nuk ishte kundër negociatave. Deklarata zyrtare e Mc Gurkut ishte si më poshtë:

“Paralelisht me operacionet tona ushtarake do të punojmë që të gjllërojmë përjekjet për të arritur në një zgjidhje politike ku do të respektohen kërkesat e të gjithë sirianëve, arabëve, sunnive duke përfshirë edhe të gjitha minoritetet e tjera si kurdët, të krishterët, turkmenët e kështu me rradhë. Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë forcat dhe aleatët tanë të Siri.”

Kontakti i fundit teknik që ka drejtuar SHBA-ja ka qënë në Tabka me 16 korrik ku është folur në lidhje me zgjidhjen e problemeve të Barazhit të Tabkas. Ky dialog i cili ka bërë të mundur kthimin në barazh të inxhinjerëve që punojnë për institucionet zyrtare ka për qëllim që t’i përzgjasë ndikimet e tij edhe në fusha të tjera të shërbimeve publike.

***

Për shkak të vrimave të zeza të krijuara në politikën siriane, fjala e Shteteve të Bashkuara nuk mbart ndonjë rëndësi. Megjithatë, disa gjëra kanë filluar të qartësohen. Pavarësisht disa devijimeve dhe disa sinjaleve ngatërruese, SHBA-ja e ka kuptuar se kurdët të cilët po mundohen të plotësojnë axhendën e tyre në Siri nuk do të kthehen në ushtarë të paguarë për të luftuar kundër ushtrisë siriane apo forcave të tjera të mbështetura nga Irani. Edhe vetë kurdët e kanë kuptuar se qëndresa e amerikanëve është një konjekturë dhe se pas rënies me shpejtësi të frontit lindor me në qendër Deraa, ushtria siriane me vendosmëri do të drejtohet për në veri të vendit. Po kështu, mënyra për të shpëtuar edhe nga presioni që i ushtrohet nga Turqia është negociatat me Sirinë.

Në dialogun me Damaskun, SHBA-ja sheh e çfarë mund të përfitojë vetë. Ta shndërrojë entietin autonom që mund të krjiohet në një zonë t influencës së saj, apo edhe të krijojë një bazë potenicale ushtarak të vetën që mund ta përdorë në konflitet e ardhshme në Lindjen e Mesme. Megjithatë, nuk duhet të harrohet se shteti sirian ka mundësitë dhe kapacitetet që t’i dalë kundër këtyre përllogaritjeve të SHBA-së. Siria nuk është një shtet i çfarëdoshëm në Lindjen e Mesme dhe këtë gjë e ka vërtetua me luftën e saj 7 vjeçare.

***

Pala e vetme që e sheh dialogun me Damaskun si absolutisht të rrezikshëm është Ankaraja. Turqia, ashtu siç ka treguar egërsinë e saj me anë të Lëvizjes së Degës së Ullirit në Afrin, po kështu kërkon që të bëjë të pamundur krijimin e një zone autonome në lindje të Eufratit. Ndoshta kushti i vërtetë i tërheqjes së forcave turke të Degës së Ullirit dhe të Ngrehinës së Eufratit është ky: të mos i jepet asgjë kurdëve!

Edhe dëshira e Republikës Arabe Siriane, që i ka përbushur elementët e një shteti me pushtet të përqëndruar është që ta mbyllë përfundimisht mundësinë e krijimit të një autonomie nëse do të ishim në kushte normale. Megjithatë, aktualisht nuk ndodhemi më në kushte normale.

Qeveria siriane është qartësisht në dijeni të kësaj situate: kurdët kanë paguar çmimin e tyre për qëndrimin kundër ISIS-it dhe organizatave të tjera të rrezikshme. Ndërkohë që Siria po kthehej në një ferr ata krijuan një rend tjetër etnik dhe fetar që ka tërhequr vëmendje. Në fund fare erdhën në një situatë ku mbajnë kontrollin e një të tretës së gjithë vendit. Dhe krijuan një model q mund të ndiqet si frymësim për rindërtimin e Sirisë. Dhe ka edhe prej atyre brenda Damaskut që janë të mendimit se vlen që një model i këtillë të merret në konsideratë. Për më tepër, ndryshe nga grupet e tjera opozitare, Parlamenti Demokratik Sirian është një strukturë që mund të negociojë dhe mund të parashikojë. Këtu nuk ekziston një problem komunikimi.

Sigurisht që ekziston edhe një faktor që e vështirëson punën: Kurdët ndërkohë që po krijonin këtë model kanë devijuar ndjeshëm nga versionet e tyre origjinale dhe mbi të gjitha kanë futur në rajon SHBA-në, e cila është armike e Siris për dekada të tërë tashmë. Ky është një problem i rëndësishëm që do të krijojë dinamikë gjatë dialogut. Megjithatë, përsëri mënyra më e logjikshme për të garantuar tërheqjen e SHBA-së nuk është krijimi i armiqësisë me kurdët, përkundrazi është tërheqja e tyre drejt vetes. Kurdët janë të gatshëm të ecin në këtë rrugë, mjafton që fitoret e tyre ‘de facto’ të hyjnë në fuqi si fitore ‘de jure’.

Pavarësisht se SHBA-ja hyn në mes si një element që sjell pasiguri, dialogu me Damaskun pavarësisht ngjarjeve me ulje dhe ngritje ka qënë që prej fillimit një alternativë. Është e vërtetë që është ndjekur ‘një strategji likite’ e hapur për alterantiva dhe munësi të reja. Megithatë, alternativa e përballjes së drejtpërdrejtë në fund të ditës me qeverinë siriane ka qënë gjithnjë e pashmangshme.

Qeveria siriane,edhe pa qënë e nevojshme të deklarojë një luftë shkatërruese, i ka mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në prishjen e aleancës së ddrejtuar nga kurdët. Këtu përfshihen edhe elementë nga radikalët dhe nga minoritetet. Duke marrë parasysh një të vërtetë të këtillë në terren, strategjia origjinale e kurdëve e njohur se ‘rruga e tretë’ ishte realiste. Pavarësisht se në shumë vende mund të sillen sikur nuk ekziston një shtet kurd, lidhjet me qeverinë nuk janë shkëputur në asnjë moment. Pra, është lënë gjithnjë gjysmë hapur dera e kthimit. Në këtë kënvështrim, aeroporti në Kamishli, porta kufijtare me Turqinë, lagjet ku gjenden ndërtesat e institucioneve shtetrore si dhe pjesë të ndryshme të Hasekes janë lënë nën kontrollin e ushtrisë siriane. Nuk është shkëputur koordinimi me qeverinë në qytetin Shejh Maksud në rrethin e Aleppos. Nëpunësit e atyshëm kanë vazhduar që rrogat e tyre t’i marrin nga qeveria qëndrore. Tashmë një pozicion i këtillë ka funksionuar në favor të të dyja palëve dhe i ka hapur rrugën dialogut.

***

Sigurisht që hapja e dialogut nuk do të thotë se është përjashtuar mundësia e një përplasje të armatosur. Të gjithë presin një tryezë të ashpër bisedimesh ku herë pas here do të ketë parashtrime kërcënuese. Do të zhvillohen bisedime në lidhje me një sërë tematikash delikate të këtilla si e ardhmja e organeve autonome si YPG-ja, Forcat Demokratike Siriane, Asayishi që është përgjegjës për qëndrat e qyteteve si dhe organeve të tyre administrative dhe arsimore, njohja e gjuhës kurde si gjuhë zyrtare, heqja e fjalës ‘arabe’ në emrin Republika Arabe Siriane, shpërndarja e burimeve natyrore të naftës dhe të gazit natyror e kështu me rradhë. Situata e YPG-së dhe Forcave Demokratike Siriane është çështja me e ndezur. Damasku nuk është i hapur për alterantivën e lënies së sigurisë në dorë të forcave vendore. Riyad Darar me anë të deklaratës së tij për Al Ahbar ka bërë të ditur se kanë filluar negociatat në kushte të barabarta duke u shprehur se “Ushtria që mbron vendin është Ushtria Siriane, edhe Forcat Demokratike Siriane mund t’i bashkohen asaj.” Pra, nuk kemi zhdukje të saj por një integrim. Ashtu si edhe vetë kurdët, edhe qeveria siriane dëshiron ta lërë për në fund këtë çështje.

Kurdët janë pala që edhe kosin e hanë duke i fryrë, megjithatë nga ana tjetër kanë edhe frikën se mund të humbasin gjithçka. Kërcënimet gjithnjë e më shumë në rritje nga Turqia, arritja në pika të përbashktagjithnjë e më shumë të Rusisë dhe SHBA-së, sinialet se amerikanët mund t’i braktisin kurdët siç bënë me Kurdistanin Jugor po i detyron kurdët që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë para se t’i mbulojë errësira. Siç duket, Damasku nuk e ka me nxitim. Presidenti i vendit, Bashar Assadi është shprehur për agjensinë e lajmeve Tass se “prioriteti i tij është Idlibi.” Nëse rradha e dialogut me Damaskun do të vijë pas Damaskut, kurdët do të humbin edhe më shumë nga fuqiia e tyre për të negociuar. Kam përshtypjen se për këtë arsye, kryetari i TEV-DEM, Eldar Hail i ka ofruar Damaskut një alternativë të hapur për t’u përfshirë në operacionin e Idlibit.

Situata e re e krijuar ka një rëndësi të madhe në lidhje me zhdukjen e mundësisë së një lufte shkatërruese. Pa nënverësuar dinamikat e brendshme ta mbyllim këtë analizë duke konkluduar se: marrëveshjet Rusi-SHBA, Rusi-Turqi dhe Tursi-SHBA kanë elementë përbërës që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi këtë proces.

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne