Negociatat me policinë, Klemend Balili drejt dorëzimit?

Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kërkimeve për më shumë se një vit e gjysmë, duket se është pranë vetë dorëzimit.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se Klemend Balili është në negociata për t’u vetëdorëzuar dhe shumë shpejt do të jetë në qeli.

I njëjti burim tregoi se marrëveshja me Balilin është arritur dhe se negociatat me të janë mbyllur.

Burime nga policia janë shumë të rezervuara për negociatat me Balilin, por kërkimet e ditëve të fundit, presioni i shtuar dhe marrëveshja me policinë, nuk përjashtojnë mundësinë që lajmi për arrestimin e Balilit të jetë një çështje orësh.

Ish drejtori i Ministrisë së Transporteve në Sarandë, dyshohet se ishte në krye të një rrjeti të trafikut të drogës me Greqinë. Pas operacionit ku u përfshi edhe DEA amerikane, Balili u pagëzua nga mediat greke me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne