Negociatat, Rama niset nesër për Francë në një vizitë jo zyrtare

Franca është një nga tre vendet skeptike të Bashkimit Evropian, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Ndryshe nga Gjermania dhe Hollanda, ajo do të deklarojë qëndrimin e saj në samitin e liderëve të unionit, në 28 qershor.

Dy ditë më parë, u raportua se hapja e negociatave të Shqipërisë është diskutuar vetëm ditën e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Paris, kur takoi presidentin Emannuel Macron për të kërkuar mbështetjen e këtij vendi të rëndësishëm të BE-së.

Nga ana e tij, Presidenti Macron është shprehur skeptik për zgjerimin e BE-së. Në funksion të marrjes së një përgjigje pozitive, kryeministri Edi Rama mësohet se do të zhvillojë nesër një vizitë jo zyrtare në Francë, ku pritet të ketë takime me faktorët kyc.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne