Nën organizimin e BISHZ disa haxhilerë u nisën për në Haxh

Me 15.08.2018 nën organizimin e Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, nga Gjeneva direkt për në Xheda u nisën haxhileret nën udhëheqjen e Bilal ef.Tahiri ,Imran ef. Ahmeti,Irfan ef.Musliu dhe Enes ef. Koshi.

Në Aeroportin e Gjenevës për t’i përcjellur haxhilerët kishte dalur edhe vetë Kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër Fehim ef.Abazi, ku më këtë rast mbajti një fjalim të shkurtër për të pranishmit dhe falenderoi haxhileret që kan zgjedhur që të shkojn në haxhë me BISHZ.

Lusim Allahu fuqiplotë që të ua lehtësoj këtë udhtim dhe të ua pranoj haxhin dhe lutjet të gjithë atyre që Allahu ua ka mundësuar që të udhtojn për në haxhë.

Burimi: BISHZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne