Nëna e dëshmorit palestinez i bën thirrje Madonna-s të mos këndojë në skenën e vrasësve

Nëna e gazetarit të martirizuar palestinez, Yasir Murteca i bëri thirrje këngëtares Madonna, e cila deklaroi se do të dalë në skenë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovizion”, që do të zhvillohet në Izrael, që “të mos këndojë në skenën e vrasësve”.

Hayriye Murteca, nëna e gazetarit 30-vjeçar, Yasir Murteca, që ra dëshmor duke u vrarë nga forcat izraelite vitin e kaluar teksa ndiqte protestat e “Kthimit të Madh”, i dërgoi një mesazh Madonna-s.

Në mesazhin e dërguar nga nëna palestineze nëpërmjet një poste elektronike, që zuri vend edhe në median sociale shkruhet: “E nderuar Madonna, padyshim që mua nuk më njeh, por njeh djalin tim Yasir. Me shumë mundësi ke dëgjuar një lajm për të. Mbase nuk e ke besuar këtë ngjarje. Pavarësisht se ka kaluar një vit nga vdekja, ose më mirë vrasja e Yasirit, as unë nuk mund ta besoj. Djali im ishte një fotoreporter me ëndrra si të zogut që ëndërron të fluturojë larg. Ai mbante në duar një aparat fotografik për të dokumentuar shkeljet e Izraelit në Gazë. Më 7 prill 2018, ashtu si edhe gazetarët e tjerë, kishte vënë kaskën dhe kishte veshur jelekun e gazetarit dhe mbante në duar aparatin fotografik. Izraeli e dinte shumë mirë se ai ishte gazetar dhe gjendej aty për të fotografuar. Por e goditën pamëshirë. Plumbi hyri në trupin e tij, i copëtoi kockat dhe i la në mes tërë ëndrrat e tij”.

“Para se të shkoni në Izraeli duhet të mendoni pak dhimbjen në zemrën e një nëne, i biri i së cilës është vrarë” shkroi Hayriye Murteca dhe shtoi: “E nderuar Madonna, a e di për çfarë të kam shkruar? Të kam shkruar pasi ke vendosur të këndosh në skenën e vrasësve. Pasi ke vendosur të bësh thirrje për dashuri dhe paqe në një vend që nuk e di kuptimin e vërtetë të paqes dhe njeh vetëm gjuhën e luftës. A mund ta kthejnë këngët e tua birin tim, jetën e të cilit e vodhi Izraeli?”.

Gazetari palestinez (30 vjeç) Yasir Murteca, më 7 prill 2018 ishte duke dokumentuar protestat e “Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës dhe pavarësisht se kishte veshur kaskën dhe jelekun e gazetarit (me shkrimin Press) u godit dhe u martirizua nga ana e ushtarëve izraelitë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne