Nëna e terroristit të Christchurch thotë se i biri meriton dënimin me vdekje

Nëna e Brenton Tarrant, terroristit që vrau të premten e kaluar 50 muslimanë në dy xhami në Christchurch, thotë se djali i saj meriton dënimin me vdekje për krimin e tij.

Kur i treguan videon live të sulmit terrorist ndaj muslimaneve, ajo tha se nuk mund ta shikonte më atë sepse “ajo e lendonte”.

“Pra, ky është regjistrimi i drejtpërdrejtë i asaj që bëri Brentoni”, tha intervistuesi duke i treguar telefonin e tij të jëmës së terroristit.

“Unë nuk mendoj se do të mund ta shoh atë më. Ajo të lëndon,” tha ajo duke qarë.

Kur u pyet se çfarë mendonte se do të ndodhte me djalin e saj, ajo tha: “Unë e di atë që ai meriton”.

“Çfarë është ajo,” pyeti intervistuesi.

Nëna e terroristit australian tha se për atë që ka bërë djali i saj meriton dënimin me vdekje.

“Dhe kjo më lëndon ta them për shkak se ai është i familjes.

Por për dikë që ka marrë shumë jetë të njerëzve të tjerë, është e drejtë që ai të meritojë të
njëjtën gjë “, tha ajo./thenamal/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne