Nëna i merrte gjak të birit çdo javë për 5 vjet rresht, arsyeja është e tmerrshme

Një grua 36 vjeçare daneze është dënuar me katër vjet burg për shkak se merrte gjak nga trupi i fëmijës së saj një herë në javë. Procedurën e ka kryer prej 5 vitesh duke përdorur një kateter gjatë kohës kur djali ishte 1-6 vjeç. Këtë gjë e bënte që t’iu mbushte mendjen mjekëve se djali kishte mungesë gjaku për shkak të një sëmundjeje të rrallë që prekte palcën e eshtrave.

Mjekët nisën dyshimet dhe njoftuan policinë, e cila vendosi një kamera të fshehtë në banesën e saj në Skjern të Danimarkës dhe e kapën duke i marrë gjak të birit.
Gjatë marrjes në pyetje në gjykatë, 36 vjeçarja – një infermiere e trajnuar – u pyet për përditësimet e saj të shpeshta në rrjetet sociale në lidhje me ‘sëmundjen’ e djalit. Të gjithë këtë e bënte që të merrte mëshirën e njerëzve.

Një raport psikiatrik i urdhëruar nga gjykata tha se gruaja vuan nga sindroma e “Munchausen”. Munchausen është një gjendje ku një i rritur shpik kushte mjekësore për fëmijën e tij ose të vetes në mënyrë që të mund të marrin vëmendje nga njerëzit.

Një aspekt i rrezikshëm i kësaj është se si ata shpesh nxisin simptomat tek fëmijët për të ilustruar më mirë gënjeshtrën. “Munchausen” konsiderohet si një formë e rëndë e abuzimit të fëmijëve. Djali, tani shtatë vjeç, jeton me babanë e tij dhe dy vëllezërit e motrat e tjera. Fillimisht ka pak fizikisht i pazhvilluar krahasuar me fëmijët e tjerë të moshës së tij, por tashmë është shëruar plotësisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne