Nënshkruhet ligji për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti i Ukrainës ka njoftuar për nënshkrimin e ligjit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, Petro Poroshenko, president i Ukrainës, ka thënë se anëtarësimin e vendit të tij në NATO është një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë ukrainase. Poroshenko ka shtuar se qeveria e Ukrainës beson se do të jetë e gatshme të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim në NATO. Më parë, Parlamenti ukrainas i hapi rrugë anëtarësimit të vendit në Aleancën Atlantike, duke shfuqizuar një ligj që i jepte Kievit statusin e neutralitetit mes Lindjes dhe Perëndimit. Lëvizja është kritikuar ashpër nga Rusia. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e cilësoi atë si nxitëse tensionesh të reja në vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne