Neorepublika e Bashës dhe Republika e ‘Leshit’

Nga Pirro Prifti*

Gjithmonë pas ngjarjeve të panatyrshme qëndrojnë njerëz me komplekse të fajit të pashlyer.. Kështu mund të shpjegohen ngjarjet në 105 vjet Shqipëri të pavarur, ku çdo 7-12 vjet ndodhin konflikte të rënda sociale, politike, madje dhe fetare, nga të cilat shteti shqiptar mbetet i dobët, i pastabilizuar, i cenueshëm pikërisht për shkak të klasave politike që kanë drejtuar këtë vend gjatë gjithë kësaj kohe.

Po t’i hedhim një sy vetëm ngjarjeve pas fitores së demokracisë, në një kohë që gjendja duhet të ishte ndryshe, cikli i destabilitetit dhe i ngatërresave politike e sociale ka vazhduar me një periodicitet të njëjtë me të kaluarën e Shqipërisë.

Që nga ngjarjet e stisura studentore, që nga momenti ku Ceka largoi protestuesit që të shkatërronin bllokun, që nga caktimi i liderëve të partive të reja nga Ramiz Alia, që nga kriza e piramidave, vrasja e Azem Hajdarit, zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale të kontestuara e deri te çudirat e 2007 ku votat e rregullta ishin futur në kutinë e gabuar e për pasojë kryetar bashkie doli kryetari i sotëm i PD, në politikën shqiptare po ndodhin anomali politike të cilat janë duke e çuar Shqipërinë drejt anarkisë dhe kaosit.

Shkaqet dihen por insistimi i disa drejtuesve të një Partie të madhe Opozitare të respektuar për të penguar zgjedhjet e rregullta dhe Vettingun me anë të shkeljes së afateve të përcaktuara me ligj me qëllimin e qartë për të shkaktuar destabilitet, është një fenomen i paprecedent në historinë e sistemeve demokratike.

Këto manovra të cilat bëhen në emër të Opozitës por që në fakt janë të drejtuara nga dy-tre liderë të cilët preken direkt nga Vettingu, janë duke dëmtuar rëndë vetë Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë dhe aspiratat e saj për të integruar në BE.

Argumentet që sjell Kryetari i Opozitës janë nga më anormalet dhe nga më të sajuarat dhe të kujtojnë planet që bënte Cadërus për të hyrë në shtëpinë e Konit të Monte Kristos, të cilat sigurisht përfunduan me kapjen në flagrancë të Cadërusit.

Po të analizojmë kërkesat e Opozitës të cilat në fillim nisën me kërkesën e votimit elektronik dhe pastaj me kërkesën për qeveri teknike, pastaj me largimin e Tahirit, më vonë me idenë e krijimit të një republike të re apo neorepublike duke e quajtur republikën e tanishme si republikë `të leshit`, dhe pastaj me konspiracione të ndryshme përfshi bisedat secrete për të tërhequr LSi në anën e tyre, dhe së fundmi vjen ndërhyrja e ndërkombëtarëve ndërhyrje e cila demaskoi zyrtarisht këta drejtues të PD të cilat nuk pranuan kompromisin i cili ishte madje një lëshim i madh politik nga ana e Mazhorancës duke pranuar 12 kërkesat e hartuara na ndërkombëtarët.

Nuk do të jetë e habitshme më për Partinë Demokratike që PPE të bëjë kërkesë formale për të larguar PD e Shqipërisë nga grupi i tyre. Dhe do të ishte më se e drejtë sepse Partia Demokratike në kundërshtim me kushtetutën por dhe me dëshirën e popullit ka rrëshqitur në pozitat e një partie të majtë recolucionare e ngjashme me idetë anarko-sindikaliste të Bakuninit.

Interesant është fakti se termi i Bashës (që sigurisht është një ide e ish-kryetarit Berisha) ka në esencë anarkinë dhe prishjen e rendit ekzistues të cilën sugjeronte Mihail Bakunin i cili shkruante: `se sistemet hierarkike dhe statiste duhen hedhur poshtë më çdo mjet e mënyrë madje që nga idea e Zotit e poshtë tij duke përfshirë çdo autoritet hierarkik, nëse ky buron nga dëshira e Sovranit osë madje edhe nga çdo shtet që lejon votën universale` (Mihail Bakunin 1873 `Statizmi dhe Anarkia`). Madje Bakuni përmend se …kur njerëzit rrihen me dajak ata (njerëzit) nuk do të jenë të lumtur nëse ky veprim do të quhej `Dajaku i njerëzve` (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Mikhail_Bakunin).

Këmnbëngulja në mosrespektimin e çdo rregulli dhe ligji kushtetues, krijimi i neologjizmave si Republika e re, dëshira për të krijuar një trigger artificial për të destabilizuar vendin sigurisht ka në esencë Frikën ndaj Vettingut, pra ndaj përballjes me fajet, shkeljet e ligjit, inkriminimin në të kaluarën e ish-kryetarit por edhe të disa drejtuesve të PD (por dhe plot të tjerëve), të cilët përkohësisht janë `paprekshëm`.

Por këtu del dhe dallimi me idetë e Bakuninit të cilat janë të ngjashme si dy pika uji me ato të Bashës por se në esencë Bakunini ishte një anarchist idealist kurse grupi i Bakuninit në PD nuk është idealist porse nëpërmjet këtyre ideve të vdekura dhe të tejkaluara nga demkoracia e sotme kërkojnë që të justifikojnë veprat e tyre që kanë shkelur ligjet e demokracisë, si dhe duke u munduar të krijojë në popull perceptimet se po kërkojnë diçka të re jashtë klisheve të Republikës së `Leshit` që sipas tyre ka krijuar Mazhoranca qeverisëse.

Interesant është fakti tjetër se të tëra problemet e shkaktuara nga vetë Opozita e sotme në të kaluarën kur ishte në pushtet ia pasqyron popullit si vepra të kryera nga Mazhoranca e sotme.

Sigurisht këta drejtues të PD të kryesuar nga ish-kamerieri Basha janë gjithashtu nën efektin e të ashtuquajturit SSPT (Sindroma e Stressit PostTraumatik), e shkaktuar nga bartja e fajeve brenda tyre, të cilat duke mos i treguar dhe duke mos bërë të ashtuquajturin katarsis përkatës (i cili mund të jetë dalja para gjykatës ose largimi nga detyrat partiake dhe trajtimi mjekeësor), mund të shkaktojë te njeriu apo njerëzit, këtë sindromë i cili bëhet i rrezikshëm si për personin vetë por edhe për ata që e rrethojnë.

Ky sindrom i cili sot ka përfshirë disa drejtues të Opozitës por që në mënyrë reflektive dhe traumatike ka detyruar të tërë drejtuesit e Partisë të përfshihen në këtë patologji të rrezikshme, nëse nuk trajtohet si duhet, – mund të jetë e rrezikshme për jetën sociale dhe të vetë popullit sepse kjo Hierarki (edhe sipas Bakuninit) mund të drejtojë fatet e popullit në rast se Mazhoranca qeverisëse lëshon pe në lementë bazë të Kushtetutës.

Ngjarjet e këtyre ditëve kërkojnë një kujdes të madh ndaj këtyre drejtuesve të sëmurë të Opozitës si nga Mazhoranca ashtu dhe nga Ndërkombëtarët sepse ashtu të sëmurë nga Sindromi, i SSPT, por të kamufluar si ide të reja, Neorepublikë, narkorepublikë, kërkesa të pazbatueshme, kanë për qëllim një ide fikse: shpëtimin e kokës nga drejtësia dhe Vettingu. Asnjë kompromos nuk mund të arrihet me një drejtues të molepsur nga SSPT, pra nga një ndjenjë faji e cila ndëshkohet në çdo vend normal demokratik madje dhe në ato autokratiket.

E vetmja mundësi për këta të sëmurë nga ndjenja e fajit ( pra nënkuptohet që ka shpërthyer SSPT) është shkaktimi i një rrëmuje, anarkie e cila do të shkaktojë viktima, dhe faje e përgjegjësi që do bien sigurisht mbi drejtuesit aktualë.

Kështu ata mund të justifikojnë veprat e tyre duke thënë: … edhe ju i bëtë këto , kështu që edhe ju drejtues aktualë duhet të dënoheni si ne…. Prandaj .. a e lëmë dënimin dhe bëjmë kompromis mbi bazë të fajësisë së përbashët?

A nuk ju tingëllon kjo të nderuar lexues e ngjashme me parullën e Alisë (dhe Berishës): `të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë`?

Pra do të përgjithësojnë fajin e bërë vetë – te të gjithë.

Ky është pikësynimi i këtyre drejtuesve të rrezikshëm të Opozitës së sotme.

Ata nuk u tërhoqën në kohën e duhur por si Makbethi dhe gruaja e tij, ndyen duart me gjak, dhe kur i lanin duart ashtu të frikësuar nga faji i kthyer në SSPT, u dukej sikur nuk u lahej gjaku nga duart.

Mendoj se një nga detyrat më të rëndësishme të Mazhorancës (me gjithë gabimet e saj), është që të distancohen nga veprimet e ashpra ndaj kësaj Opozite fajtore por të gjejnë Psikologun e duhur, dhe mendoj se Psikologu i duhur janë Ndërkombëtarët të cilët e kanë kuptur fare mirë se si është problemi, dhe të mjekojnë e të largojnë nga politika këta njerëz që deri më sot kanë qenë `të Paprekshëm`, që tani, për të ruajtur kokën e tyre, mund të bëjmë çfarëdo lloj marrëzie dhe mund të shpikin për t’u çfajësuar çfarëdo lloj teorie, që nga Bakuni edhe deri te `bashkëvuajtës e bashkëfajtorë`./ mapo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne