Nëse Amerika sulmon e para Korenë e Veriut, Kina do të sulmojë Amerikën

Gazeta shtetërore kineze të premten ka thënë se, nëse SHBA sulmon e para Korenë e Veriut, Kina do të pozicionet në mbrojtjen e Koresë së Veriut dhe do të sulmojë SHBA.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Donald Trump, president i SHBA, të enjten ka shtuar retorikën e luftës kundër Koresë së Veriut, pasi që Peniani kërcënoi me një sulm kundër aleatëve të SHBA. presidenti amerikan, nuk ka mundur të përmbahet, duke tejkaluar çdo parashikim, pas testeve bërthamore të Koresë së Veriut, që Amerika, i ka interpretuar si presion e kërcenim. “Koreja e Veriut nuk mund te kërcënojë me SHBA-në, ata do të përballen me zjarr e tërbim që bota nuk ka pasur mundësi t’i shohë kurrë më parë. Sinqerisht ,ata do te përballen me zjarr , tërbim e fuqi.” Vetëm 24 orë më parë, Koreja e Veriut, iu kundërpërgjigj ashpër, asaj që e cilësoi komplot i urryer i SHBA-se për të izoluar Phenanin. Autoritetet e shtetit komunist, premtuan se hakmarrja e tyre do te ishte 1.000 here me e madhe. Në një komunikate për shtyp, shteti komunist thekson se masat e Kombeve te Bashkuara nuk do ta detyrojnë vendin të bëjë lëshime mbi programin e tij bërthamor. Uashingtoni dhe Peniani kanë qenë në një luftë provokimesh të ndërsjella gjatë ditëve të fundit. Presidenti Trump deklaroi më herët gjatë javës se Koreja e Veriut do të sulmohej me zjarr dhe furi në rast se do të kërcënonte Shtetet e Bashkuara, fjalim që nxiti Penianin të lajmëronte planin për një sulm bërthamor mbi territorin amerikan të Guamit. Agjensia e sigurisë së ishullit ka shpërndarë një fletë-udhëzim me këshilla që banorët të përgatiten për një kërcënim bërthamor./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne