“Nëse pi kafe e ha sushi me gruan e Ramës bëhesh ministër”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë ndryshimet e reja në qeverinë Rama, ku thuajse 70% e kabinetit ndryshoi.
I ftuar në “Opinion” Berisha u pyet në lidhje me emërimet e reja dhe për faktin se shumica e ministreve janë zonja. Ai zgjodhi t’i drejtohej gazetares Juli Xhokaxhi duke i thënë se nëse ajo merrte përsipër të drekonte për rreth dy muaj me bashkëshorten e kryeministrit, atëherë mund të gjente një vend si ministre.

Berisha u shpreh se i tillë është rasti për të paktën sipas tij tre ministre zonja, Besa Shaninin, Belinda Ballukun apo Ministren e Financave Anila Denaj.

“Ky është një ekip me disa anë, një anë është ekip i kuzhinën së Surrelit. Të gjitha fijet, Juli, në mënyrë abosulte, nëse ti merr përsipër të drekosh dy muaj rresht me Linda Bashën, atëherë ti do të bëhesh ministre! Shko pyet Besa Shaninin, shko pyet Belinda Ballukun (Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë) Madam falimentimi, (Anila Denaj) pasi e falimentoi Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, kjo merr financat e shtetit. Po pse? Për lidhjen që ka me Linda Bashën. Dy muaj kafe dhe ndonjë sufi dhe e sheh sesi përfundon Ministër”,- tha Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne