Nëse refuzoni të paguani te administratori i pallatit, tani përfundoni në gjykatë. Ja afati

Nëse banorët nuk shlyejnë brenda tre muajsh tarifat për mirëmbajtjen e pallateve, administratori i ndërtesës i drejtohet gjykatës dhe më pas përmbarimit për vjeljen e detyrimit.

Është ky një prej ndryshimeve në ligjin për administrimin e ndërtesave të banimit. Në alternativë, Kryesia ose administratori mund të zgjedhin t`i drejtohen njësisë së vetëqeverisjes vendore, për vjeljen e tarifës së papaguar, raporton Scan.

Drafti i ri i ligjit, i disponuar nga Televizioni Scan, ka synim të rregullojë marrëdhëniet e banorëve me njëri tjetrin, me asamblenë e bashkëpronarëve, dhe me administratorin e ndërtimit, i cili mund të jetë banore ose person i jashtëm.

Një tjetër nen i ndryshuar parashikon rregullimin marrëdhënieve mes banorëve kur këta i shkaktojnë dëme njëri tjetrit. Banori i dëmtuar mund t’i drejtohet kryesisë së banorëve kur i është shkaktuar dëm nga përdorimi i pakujdesshëm i një bashkëpronari tjetër.

Kryesia e banorëve ka të drejtën për të detyruar këtë të fundit të rivendosë gjendjen e mëparshme dhe të dëmshpërblejë të dëmtuarin. Kur dëmtuesi, brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit, nuk ka dëmshpërblyer të dëmtuarin, vendimi i kryesisë së bashkëpronarëve për dëmshpërblim përbën titull ekzekutiv, dhe ekzekutohet nga shërbimi përmbarimor.

Kryesia autorizon administratorin për të kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, sipas pikës 2 të nenit 27 të këtij ligji, si dhe ndjekjen deri në fund të ekzekutimit, për mospagesën e tarifës së administrimit nga ndonjëri prej bashkëpronarëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne