Nëse SHBA thyen rezistencën e Iranit, në radhë do të jetë Rusia

Eksperti politik rus, Krutakov ka vlerësuar kërcënimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo ndaj Iranit.

Duke folur për Sputnik, lektori i Universitetit të Financave të Qeverisë së Federatës Ruse, Leonid Krutakov u shpreh kështu: “Pa marrë parasysh se sa po flitet për ekonominë digjitale, asnjë motor me djegie të brendshme dhe asnjë kondicioner nuk funksionon pa naftë dhe gaz natyror, sepse prodhimi i energjisë elektrike kryesisht bëhet nga termocentralet. Nafta dhe gazi natyror janë ende baza e civilizimit dhe e ekonomisë.”

Eksperti i cili tha se sot, tri qendrat kryesore të eksportit të naftës dhe gazit natyror në botë janë Rusia, Irani dhe Arabia Saudite, vuri në dukje se: “Tani SHBA-ja, e cila po përpiqet të ndërtojë një strukturë të re globale, kontrollon politikisht vetëm një nga këto qendra. Prandaj, marrëdhëniet e zhvilluara në mes të Rusisë dhe Iranit nuk pëlqehen nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu nuk është e mundur që t’a shtyjë Rusinë mënjanë për të marrë nën kontroll depozitat e naftës së Iranit. Prandaj, qëllimi kryesor i tyre tani është të thyejnë rezistencën e Iranit dhe të nënshtrohen. Tani e tutje, mund t’a rrethojnë Rusinë plotësisht me sanksione, të ndërprejnë eksportet e naftës dhe gazit natyror, dhe të mbyllin vëllimet e pamjaftueshme në tregun global falë Iranit.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne