Komuniteti  Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Kurban  Bajramit, ditën e martë, 21 gusht 2018, do të falet në orën 07:00 në  Sheshin Skënderbej.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

PROGRAMI I PLOTË I KURBAN BAJRAMIT 2018

05:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
05:45 – KURAN, ILAHI
06:30 – HAPJA
06:35 – LEXIM KURANI
06:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, H. SKENDER BRUÇAJ
06:50 – LIGJËRATË
07:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
07:05 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA

Më pas pritjet me rastin e Kurban Bajramit zhvillohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Qoftë kjo ditë për Shqipërinë dhe Shqiptarët ditë feste, gëzimi e bashkëpunimi!

Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona!

Paqja dhe bekimi i Zotit qofte me të gjithë Shqiptarët ku do që ndodhen!

Urimi i kreut të KMSH, Skënder Bruçaj

39