Nesër niset grupi i parë nga Maqedonia për në Haxh

Grupi i parë i besimtarëve nga Maqedonisë të cilët këtë vit do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit – Haxhin, do të nisen nesër. Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, thonë se kanë përfunduar të gjitha procedurat teknike dhe se gjithçka është gati për nisjen e tyre, informon Koha.

Këtë vit nga Maqedonia shkojnë 672 haxhinj ndërsa vitin e kaluar 840.

“Bashkësia Islame sivjet në tërë territorin e Maqedonisë do të ketë 672 haxhinj, të cilët do të udhëtojnë me katër aeroplanë me katër udhëtime të ndryshme. Aeroplanët do të bartin mbi 160 persona. Më 11, 12, 14 dhe 15 gusht bëhen fluturimet ndërsa kthimi është me 11 dhe 12 shtator. Të gjitha përgatitjet i kemi përfunduar, të gjithë personat janë vaksinuar, janë bërë rezervimet e hoteleve”, thonë nga BFI.

Për shkuarjen në haxh sivjet haxhinjtë e vendit kanë paguar 4.100 euro, ose për rreth 720 euro më shumë se vitin e kaluar kur çmimi ishte rreth 3400 euro. Ndryshe, këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Arabi për të kryer obligimin e Haxhit shkojnë 4.212.

Prej tyre nga Maqedonia në 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.

Burimi: Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne