Nesër protestë masive/ Të rinjtë: Rama po blen studentët, do t’i demaskojmë!

Studentët vijojnë të sfidojnë kushtet e vështira të motit dhe po qëndrojnë poshtë godinës së Kryeministrisë.  Përveç temperaturave të ulëta, duket se edhe reshjet e shiut ua kanë vështirësuar shumë qëndrimin jashtë. Por, sërish studentët kanë qëndruar në të ftohtë e në shi duke bërë thirrje për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Nga bulevardi përballë kryeministrisë, studentët kanë deklaruar se shefi i qeverisë po tenton të blejë rreth 200 studentë, me synim që të takohet me ta nesër në Kuvend.
Studentët gjithashtu shtuan mes tjerash se do të demaskohen të gjithë ata që bien pre e kësaj duke nënvizuar se studentët të tillë, që blihen dhe mashtrohen për një dialog, nuk do të jenë më pjesë e grupit të tyre.
“Edi Rama po blen studentë, rreth 200 studentë. U ka dhënë lekë për të realizuar gjoja një takim për dialog. Ata nuk janë pjesë e jona dhe ne do i demaskojmë. Nesër i ftojmë të gjithë të protestojnë”, thanë studentët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne