Nesër rivarrosen eshtrat e ushtarëve në Këlcyrë, vjen ‘përshëndetja’ nga Greqia

Athina përshëndet përfundimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të eshtrave të të rënëve greke në Luftën e dytë Botërore në zonën e Këlcyrës në Shqipëri.

Në një komunikatë për mediat, Ministria e Jashtme greke thotë se përfundoi një proces i vështirë, i trashëguar prej vitesh dhe që preokuponte marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite.

Mbas përfundimit të gërmimeve, në zonën e Këlcyrës u gjetën dhe identifikuan 573 eshtra të të rënëve grekë, të cilat do të varrosen në varrezën ushtarake të Këlcyrës në një ceremoni të posaçme.

Ndërsa në varrezën e Bularatit ndodhen edhe varret e mëse 100 ushtarakëve të identifikuar më parë prej autoriteteve shqiptare.

“Përfundimi i këtij procesi në Këlcyrë dhe nisja e kërkimeve në zonën e Kosinës përmbush në tërësi marrëveshjen mes palës greke dhe asaj shqiptare në një proces zgjidhje të çështjeve dypalëshe”, thotë Ministria e Jashtme greke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne