Në Turqi filluan të vendosen kutitë e votimit për zgjedhjet e 31 mars 2019, që do të zhvillohen nesër (të dielën) për të zgjedhur udhëheqësit vendorë, që do të zhvillojnë detyrën për 5 vjet radhazi.

Përgatitja e sallave ku ndënshtetasit turq do të përdorin votë në kuadër të zgjedhjeve lokale filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Kutitë e votimit u vendosën nga personeli në sallat ku do të përdoren votat dhe gjithashtu u përgatitën edhe kabinat.

Nënshtetasit turq nesër do të përdorin votën për “kryetarin e bashkisë së metropolit”, “kryetarin e bashkisë”, “anëtarët e kuvendit bashkiak”, “drejtues lokalë dhe kryepleqtë”.

Sipas të dhënave të Këshillit të Lartë Zgjedhor, në Turqi ka 57 milionë zgjedhës të regjistruar.

Në zgjedhje merr pjesë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim AKP, Partia e Lëvizjes Nacionaliste MHP, Partia Republikane Popullore CHP, Partia e Turqisë së Pavarur, Partia e Bashkimit të Madh BBP, Partia Demokratike, Partia Demokratike e Majtë, Partia Demokratike e Popujve HDP, Partia IYI, Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë dhe Partia Vatan./trt

14