Netanjahu-Corbyn, luftë në Twitter

Kreu i Partisë Laburiste të Britanisë ka dënuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu lidhur me vrasjen e palestinezëve në Gaza.

“Kryeministri izraelit Netanjahu, pretendon se veprimet dhe fjalët e mia janë të rreme”, ka shkruar Jeremy Corbyn të hënën. “Ajo që meriton dënim të pafund është vrasja e më shumë se 160 protestuesve palestinezë në Gaza nga forcat izraelite që nga marsi, duke përfshirë dhjetëra fëmijë”, shkroi Corbyn. Komenti i Corbyn pasoi një sulm nga kryeministri izraelit i cili ka pretenduar se politikani britanik mbështet terrorizmin. “Vendosja e një kurore nga Jeremy Corbyn në varret e terroristëve që kryen masakrën e Mynihut dhe krahasimi i Izraelit me nazistët meriton dënim të pafund nga të gjithë”, tha Netanjahu. Rripi i Gazës ka qenë nën një bllokadë izraelite që nga qershori 2007. Bllokada ka shkaktuar një rënie drastike në standardin e jetesës, si dhe nivele të pashembullta të papunësisë dhe varfërisë, ndërsa palestinezët që protestojnë masakrohen nga forcat izraelite. Corbyn këto veprime të regjimit të Izraelit i cilësoi të denja për tu krahasuar me ato të nazistëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne