Netanjahu: Izraeli duhet të mbajë kontrollin ushtarak të Bregut Perëndimor edhe pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje

Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanjahu thotë se regjimi i Tel Avivit duhet të mbajë nën pushtimin e tij ushtarak Bregun Perëndimor edhe përkundër arritjes së çfarëdo marrëveshjeje për të zgjidhur konfliktin me palestinezët.

“Ideja që ne mund të heqim dorë nga territori dhe të arrijmë paqen nuk është e drejtë. Për të siguruar ekzistencën tonë, ne duhet të kemi kontroll ushtarak dhe të sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan “, tha Netanjahu për Radion e Ushtrisë së Izraelit të martën. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor gjatë Luftës së gjashtë ditore në vitin 1967. Në nëntor 1967, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 242, sipas së cilës Izraeli kërkohet të tërhiqet nga të gjitha territoret e konfiskuara me luftë. Zyrtarët palestinezë në mënyrë të përsëritur kanë thënë se ata duan zgjidhjen e konfliktit të gjatë me Izraelin bazuar në të ashtuquajturin zgjidhje dy shtetesh përgjatë kufijve të vitit 1967. Netanjahu pretendoi se shkaku kryesor i konfliktit me palestinezët nuk qëndron në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, por “refuzimi i vazhdueshëm nga palestinezët për të njohur Izraelin”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne