Netanjahu lejon dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë

Kryeministri i regjimit sionist ka aprovuar një projekt-ligj për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Kodsna, ligji për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezë është propozuar nga Naftali Bennet ministër i arsimit i regjimit sionist, i cili më pas është konfirmuar nga kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu. Pas konfirmimit nga kryeministri dhe partia në pushtet, ky ligj do të dërgohet për aprovim në parlamentin e regjimit sionist. Ligji thekson se për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezë nuk është e nevojshme marrja e aprovimit nga 3 gjykata ushtarake dhe mjafton konfirmimi i 2 prej tyre. Ligji për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezë është hartuar nga partia Izraeli shtëpia jonë, e kryesuar nga Avigdor Liberman ministër i luftës i regjimit sionist.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne