Kryeministri i regjimit sionist mbrëmjen e së shtunës mirëpriti vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për rikthimin e sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, veprimin e Donald Trump e ka quajtur lëvizje historike. Trump ditën e premte njoftoi për rikthimin e të gjitha sanksioneve kundër Iranit të cilat ishin anuluar më parë nga nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore. Ndaj vendimit të Trump kanë reaguar edhe vendet evropiane ku Franca, Britania dhe Gjermania në një deklaratë të përbashkët janë shprehur të vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit tregtar me Iranin dhe në këtë mes Amerika kundrejt Iranit është përballur me një pengesë të madhe. Ky veprim i Evropës dhe masat e marra nga Rusia, Turqia dhe Kina për shkëmbimet financiare me monedhën vendase, do të çojë në dështimin e sanksioneve amerikane. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.

8