Netanjahu: Ndërtimi i kolonive sioniste në Kuds vazhdon

Kryeministri i regjimit sionist para vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës në Izrael, përsëri ka theksuar në vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në Kodsin e pushtuar dhe në kontrollin e xhamisë Aksa nga sionistët.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Benjamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, të dielën deklaroi: “Vendet e shenjte të myslimanëve si “Muri Perëndimor” dhe Xhamia Aksa, do të jenë në sundimin e Izraelit”. Donald Trump pas vizitës në Arabinë Saudite, sot (të hënën) do të shkojë në Izrael. Ai gjatë kësaj vizite do të takohet me Beniamin Netanjahun dhe me Reuven Rivlin, kryeministrin dhe presidentin e regjimit sionist, me të cilët do të bisedojë për rifillimin e negociatave për kompromis./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne