Netanjahu në takim me Shoigu: nuk do të lejojmë praninë e përhershme të Iranit në Siri

Kryeministri i regjimit sionist në takim me ministrin e mbrojtjes së Rusisë pretendoi se ky regjim nuk do të lejojë praninë e përhershme ushtarake të Iranit në Siri.

Sipas raportit të “Jerusalem Post”, zyra e kryeministrit të regjimit sionist ka lëshuar një deklarat në lidhje me takimin e sotshëm të zhvilluar mes Beniamin Netanjahut dhe Sergei Shoigo, ministrit të mbrojtjes së Rusisë. Në bazë të kësaj deklarate, temë kryesore e bisedimeve Netanjahu-Shoigo ka qenë Irani dhe prania e tij në Siri dhe kryeministri i regjimit sionist në mënyrë të qartë ka deklaruar se Izraeli nuk do të lejojë praninë e përhershme ushtarake të Iranit në Siri. Ndërkohë një funksionar tjetër izraelit ka deklaruar se nëse zgjerohet prania e Iranit në Siri, Izraeli do të godasë pallatin e Bashar Asad, presidentit të Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne