Netanjahu: Nëse Damasku lejon Iranin të krijojë baza ushtarake, do ta sulmojmë Sirinë

Beniamin Netanjahu ka kërcënuar përsëri Sirinë duke thënë se në rast se Bashar Asad e lejon Iranin të krijojë baza ushtarake në Siri, Izraeli do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri.

Faqja internetive e “Time of Israel” ka shkruar se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka kërcënuar Bashar Asad, presidentin e Sirisë që nëse do ta lejojë Iranin të krijojë një bazë ushtarake në këtë vend, Izraeli do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri. Kanali 2 i televizionit të regjimit sionist pretendoi se Beniamin Netanjahu nëpërmjet një personi të tretë i ka dërguar këtë mesazh Bashar Asad, por nuk ka zbuluar emrin e këtij personi të tretë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne