Netanjahu: Nuk ndikohemi nga deklarata e OBI

Kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu deklaroi se deklarata përfundimtare të takimit të OBI ku është kërkuar që Jerusalemi të njihet si kryeqytet i Palestinës, nuk mund të ndikojë tek ai dhe tek Izraeli.

Deklarata e OBI erdhi pasi Donald Trump njoftoi të mërkurën më (6 dhjetor) se Jerusalemi është kryeqyteti i regjimit sionist; një veprim që është dënuar ashpër dhe ka pasur reagime të gjera nga shumë njerëz, krerë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare. Qyteti i Kudsit dhe xhamia Al Aksa janë kibla e parë myslimanëve dhe ato janë një pjesë e pandarë e Palestinës dhe konsiderohet si një nga vendet më të rëndësishme të shenjta të Islamit, si dhe ka rëndësi të veçantë për myslimanët. Mevlut Çavushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë thotë se shumë nga vendet jo myslimane kanë mbajtur qëndrime akoma më të fuqishme sesa qëndrimet e vendeve myslimane lidhur me vendimin anti-Kuds të presidentit amerikan. Organizata e Bashkëpunimit Islamik i ka ftuar të gjitha vendet të njohin Jerusalemin “Kudsin” si kryeqytetin e Palestinës, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara për shpërfilljen e paqes në Lindjen e Mesme duke zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar. Organizata me 57 anëtarë lëshoi një komunikatë në fund të një samiti të jashtëzakonshëm të zhvilluar të mërkurën në Stamboll, duke deklaruar se do të njohë “Kudsin Lindor si kryeqytetin e shtetit të Palestinës dhe do të ftojë të gjitha vendet të njohin shtetin e Palestinës dhe Kudsin Lindor si kryeqytet i okupuar.” Deklarata e krerëve të vendeve të OBI ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump, disa ditë pasi ai iu referua Kudsit si “kryeqyteti i përjetshëm” i Izraelit. OBI kundërshton dhe dënon “në terma më të forta vendimin e njëanshëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njohjen e Kudsit si kryeqyteti i regjimit okupues i ashtuquajtur Izrael “, thuhet në deklaratën finale të samitit të OBI./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne