Netanjahu paraqiti te Trump dhe Putin planin për “zgjidhjen” e krizës siriane

Raportohet se Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu i ka paraqitur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin një plan për “zgjidhjen e krizës siriane”.

Sipas që lajmi që ka qarkulluar në median izraelite, mbështetur në deklratat e një zyrtari të lartë izraelit, Netanjahu gjatë takimit që pati të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump i ka paraqitur këtij të fundit një plan për zgjidhjen e krizës në Siri.

Zyrtari anonim nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me përgjigjen që ka dhënë Trump ndaj këtij plani, por ka thënë se të njëjtin plan Netanjahu ia kishte paraqitur edhe Putinit, me të cilin ishte takuar muajin e kaluar në Moskë.

Synimi i këtij plani, për të cilin Putini “ka shprehur interes” sipas të njëjtit burim izraelit, është nxjerrja e Iranit nga Siria.

Zyrtari nuk ka dhënë detaje të tjera për planin në fjalë, ndërsa ka shtuar se ekziston mundësia për një nismë treshe ndërmjet Izraelit, ShBA-së dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës në Siri.

Autoritetet izraelite, përfshi edhe Kryeministrin Netanjahu, e shprehin shpesh se vendi i tyre nuk ka ndonjë problem me regjimin e Beshar Esadit, ata janë të shqetësuar për praninë iraniane në Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne