Netanjahu pohon marrëdhëniet e disa vendeve arabe me Izraelin

Kryeministri i regjimit sionist ka deklaruar se nuk zbulon detajet e marrëdhënieve të Izraelit me vendet arabe.

Agjencia e lajmeve Kuds Al-Arabi njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, në seancën e parlamentit sionist, deklaroi: “Marrëdhëniet e Izraelit me disa vende arabe janë duke u zgjeruar”. Gazeta “Al-Akhbar” në një raport të saj duke u bazuar në letrën sekrete të Adel Xhubejr, ministrit të punëve të jashtme të Arabisë Saudite, dërguar për Muhamed bin Selman, trashëgimtarin e fronit mbretëror të Arabisë Saudite, ka zbuluar se Adel Xhubejr ka dhënë disa propozime për zgjerimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit në kuadër të marrëveshjes së quajtur “Partneriteti strategjik me Amerikën”. Ky dokument i cili është zbuluar për herë të parë në këtë drejtim, vërteton lajmet të cilat kanë filluar të qarkullojnë që nga koha e vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite, në lidhje me përpjekjet e Uashingtonit për nënshkrimin e traktatit të paqes mes Arabisë Saudite dhe Izraelit dhe për zhvillimin e takimeve mes autoriteteve saudite dhe sioniste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne