Netanyahu pret nga vendet evropiane njohjen e Jeruzalemit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ai pret nga vendet evropiane që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Para se të nisë takimin me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, Netanyahu, ka thënë më 11 dhjetor se vendimi i SHBA-së, “e bën të mundshme paqen”, në Lindjen e Mesme.

Më herët, shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se blloku do të vazhdojë ta njohë, “konsensusin ndërkomëbtar”, për Jerusalemin.

“Ne besojmë se zgjidhje e vetme reale për konfliktin në mes të Izraelit dhe Palestinës është i bazuar tek të dy palët, me Jerusalemin si kryeqytet të të dyjave”, ka thënë Mogherini.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar javën e kaluar për vendimin e tij, që SHBA-ja ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ky njoftim është pritur me kritika nga aletatët e SHBA-së në Evropë dhe Lindje të Mesme, të cilët kanë thënë se ky vendim nuk ka qenë i dobishëm për paqe.

Në disa vende ka pasur edhe përplasje dhe protesta, kryesisht në ato të populluara me shumicë myslimane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne