New York Times: Nëse qëllimi i Muhamed bin Selman nga arrestimet është vetëm lufta kundër korrupsionit, atëherë ai së pari duhet t’ia fillojë nga vetja dhe babai i tij

Gazeta amerikane “New York Times” në një raport të saj ka shqyrtuar çështjen e arrestimeve të gjera në Arabinë Saudite. New York Times në raportin e saj ka shkruar: “Arabia Saudite është një vend në të cilin familja mbretërore dhe shteti janë një. Të afërmit e mbretit Selman jo vetëm që sundojnë në Arabinë Saudite, por edhe bëjnë tregti me atë (Arabinë Saudite).

Një kompani e madhe investuese saudite e cila është themeluar nga njëri prej djemve të mbretit dhe aktualisht administrohet nga një djalë tjetër i tij, ka një pjesë të madhe të aksioneve në një kompani aksionare e cila ka shkëmbime të mëdha tregtare me qeverinë saudite, një prej aktiviteteve të kësaj kompanie është pjesëmarrje në prodhimin e anijeve me një kompani mbrojtëse franceze. Siç duket kjo çështje nuk është në kundërshtim me ligjin. Mirëpo Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, me pretekst të korrupsionit, ka arrestuar të paktën 11 princa të familjes mbretërore Al Saud. Ligjet saudite të cilat janë hartuar zbatohen në bazë të dekretit mbretëror, deri më tani nuk ka vendosur në zbatim kurrfarë rregullore në lidhje me familjen mbretërore dhe të afërmit e saj. Kjo familje kurrë nuk ka zbuluar burimet e të ardhurave të saj, sasinë e të ardhurave naftore dhe sasinë e të ardhurave nga kontratat shtetërore. Mbreti Selman kurrë nuk ka dhënë shpjegime se nga ku i ka fituar paratë për të blerë shtëpinë luksoze në Londër me vlerë 28 milionë dollarë, ndërsa edhe Muhamedi, trashëgimtari i tij, kurrë nuk ka thënë se si ka mundur të shpenzojë mbi 500 milionë dollarë vetëm për të blerë një anije luksoze për dëfrim! Arabia Saudite në të cilën sundimi mbretëror është absolut, kurrë nuk ka bërë përpjekje për të krijuar një sistem të pavarur gjyqësor dhe të drejtësisë. Nëse korrupsionin do ta përkufizojmë si një interes personal nga vendi i shpenzimeve shtetërore, atëherë vërejmë se në këtë vend korrupsioni është aq i gjerë saqë çfarëdo lloj masash që të merren, përveç ndonjë ndryshimi themelor dhe të madh, është vetëm një lloj llogaritje personale dhe këto arrestime duken të jenë vetëm seleksionuese. Vlen të theksohet se deri më tani janë arrestuar rreth 500 persona me akuzë të korrupsionit. Këshilli i Ministrave të Arabisë Saudite të martën ka thënë se të gjitha arrestimet janë bërë në bazë të “veprave penale të caktuara”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne