New York Times: Si do të reagonte Amerika dhe bota, nëse ngjarjet e Arabisë Saudite do të ndodhnin në Iran?!

New York Times një raport të saj ka shkruar se paramendoni nëse ngjarjet e këtyre ditëve të Arabisë Saudite duke përfshirë edhe ato të brendshme edhe ato të jashtme, të kishin ndodhur në Iran, atëherë çfarë do të ishte reagimi i Amerikës dhe i disa pjesëve të botës?!

Gazeta amerikane “New York Time” në fillim të editorialit të saj të ditës së premte ka shkruar: “Shikoni qeverinë e Arabisë Saudite se çfarë sfide ka hapur për vete në politikën e jashtme. Lideri i një prej vendeve të Lindjes së Mesme ka filluar një lojë të çuditshme për ta forcuar pushtetin e vetë brenda vendit, ka filluar arrestime të gjera jashtë sferës së sistemit gjyqësor dhe ka shkarkuar një numër të madh të ministrave kyç dhe të funksionarëve duke i zëvendësuar ata me forcat besnike të tij. Ndërkohë që jashtë kufijve ka shtuar edhe më shumë kritikat ndaj rivalit rajonal të kësaj mbretërie duke akuzuar atë që në mënyrë të hapur dhe efikase po i “deklaron luftë” Arabisë Saudite. Po e ndjekim këtë linjë dhe arrijmë te një lider i një vendi tjetër të Lindjes së Mesme i cili gjatë vizitës së vetë në vendin të cilin e përmendëm më sipër, papritur deklaron dorëheqjen dhe nuk u kthye në shtëpi të tij, por mbeti atje! Tani paramendoni nëse të gjitha këto ngjare të kishin ndodhur në Iran! Në një hipotezë të tillë, edhe presidenti amerikan Donald Trump, edhe Kongresi edhe çdo funksionar në çdo qoshe të Amerikës dhe të botës, me të gjithë qenien dhe forcën e tyre kishin reaguar ndaj këtyre ngjarjeve. Mirëpo këto skenarë të cilat i numëruam më sipër kanë ndodhur gjatë kësaj jave, do të thotë nga e shtuna e kaluar, por jo në Iran, këto kanë ndodhur në Arabinë Saudite dhe me administrimin e Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të frontit mbretëror të këtij vendi. Mirëpo përball skenarëve të tilla reale, çfarë ishte kulmi i reagimit të Trump? Kjo që të deklaroi edhe atë në një mesazh në Twitter dhe të thotë: “Unë kam besim të fortë në mbretin Selman dhe në trashëgimtarin e fronit mbretëror të Arabisë Saudite. Ata saktësisht e dinë se çfarë po bëjnë”. Natyrisht është e qartë se të dy vendet, Arabia Saudite dhe Irani më asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin. Arabia Saudite është aleat i Amerikës dhe Irani është armiku i SHBA.

Mirëpo të hedhim një shikim mbi rolin e Amerikës në mes të këtyre zhvillimeve. Në fushën e politikës, Amerika kurrë nuk ka dhënë as edhe një biletë falas për aleatet e saj që të bëjnë çfarë të dëshirojnë dhe të destabilizojnë rajonin. Arabia Saudite që nga koha kur Muhamed bin Selman mori pushtetin absolut në këtë vend, politikat e këtij vendi si në sferën e brendshme dhe si në sferën e jashtme, në mënyrë graduale janë bërë më luftënxitëse. Trashëgimtari i fronti mbretëro saudit nuk është mjaftuar vetëm me këtë lojën e pushtetit brenda vendit, por edhe jashtë kufijve të këtij vendi ka filluar zbatimin e disa politikave luftënxitëse shumë të rrezikshme dhe problematike. Ai në Jemen u fut në konflikt ushtarak, ka vendosur bllokadë të ashpër edhe ndaj Katarit i cili gjithashtu është aleat i Amerikës. Muhamed bin Selman përveç kësaj edhe ndaj Iranit vazhdimisht bënë deklarata luftënxitëse. Sa’d Hariri, kryeministri i Libanit, një javë më parë gjatë vizitës së tij në Riad, deklaroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Kjo ngjarje është e dyshimtë aq shumë saqë sa më shumë ditë që po kalojnë, më shumë po shtohet dyshimi rreth kësaj çështje. Mirëpo asnjë prej këtyre ngjarjeve nga pikëpamja e Trump, nuk përbëjnë kurrfarë problemi. Ai në mënyrë të hapur ka vërtetuar se gjatë të gjitha këtyre ngjarjeve po qëndron përkrah aleatit të vetë sauditëve dhe në mënyrë të hapur po merr qëndrime kundër Iranit. Mirëpo këtu një problem po paraqitet më së shumti. Ky është paralajmërimi i Tillersonit për lojën me Libanin!!! Ashtu siç po qëndron Trump prapa princit saudit, bëhet e qartë se rreziku i luftës me Iranin është i vërtetë. Mirëpo Trump nuk po kupton këtë problem se në rast të një lufte kundër Iranit, nuk do të mbesin të sigurta as interesat e Amerikës në rajon.

Rex Tillerson, shefi i Departamentit Amerikan të Shtetit, është i informuar mirë rreth këtij realiteti, edhe pse jo shefi i tij. Tillerson të premten edhe njëherë ka theksuar ruajtjen e sovranitetit të Libanit dhe ka vlerësuar Sa’d Hariri, por ka paralajmëruar për lojën me Libanin duk dhe se ky vend nuk duhet shndërrohet në një arenë e luftërave të tjerëve. Kjo deklaratë shumë e fortë dhe e prerë ishte një këshillë edhe pse në mënyrë indirekte për Arabinë Saudite dhe natyrisht për shefin e Tillersonit në Shtëpinë e Bardhë. Mirëpo le të mos e mashtrojmë veten! Në fakt çfarë nevoje ka princi arrogant saudit që t’i kushtojë edhe vëmendjen më të vogël deklaratave të një funksionari të ulët amerikan, në kohën kur këto këshilla gjithmonë dhe pandërprerë nga shefi i po këtij amerikani, konsiderohen të parëndësishme?!”, përfundon gazeta New York Times në artikullin e saj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne