New York Times: Ushtria indiane “e vjetëruar” humbet luftën përballë Pakistanit

Sipas New York Times, 68 për qind e armatimit ushtrak indian konsiderohet zyrtarisht “i vjetëruar”.

Sipas raportit të fundit të New York Times i cili doli të hënën, pajisjet ushtarake të ushtrisë indiane janë aq të vjetra dhe të dala nga koha sa që mund ti quash vërtet të vjetëruara. NYT deklaroi gjithashtu se Delhi ishte ana e humbur e luftës përballë Pakistanit që u zhvillua javën e kaluar.

Sipas vlerësimeve të qeverisë thuhet se, “nëse nesër do të shpërthente një luftë e fortë intensive, India do të mund ti furnizonte trupat e saj me vetëm 10 ditë municione, ndërsa 68 për qind e armatimit të ushtrisë është kaq i vjetër sa që zyrtarisht konsiderohet “i vjetëruar”, vuri në dukje raporti i ri.

Raporti vuri në dukje gjithashtu se Pakistani u mbështet tek arsenali i tij i rëndësishëm në përballjen e fundit në Kashmir pavarësisht se SHBA ka bërë shitje të konsiderueshme armësh në Indi gjatë dekadës së kaluar të cilat kanë arritur në 15 miliardë dollarë. Uashingtoni i dha prioritet aleancës së saj me Delhin, pasi lidhjet e tij me Islamabadin në dy dekadat e fundit kanë qënë të tensionuara.

Marrëdhëniet mes dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore u përkeqësuan kur avionë luftarakë nga të dyja anët u angazhuan në luftime të ashpra përgjatë kufirit të diskutueshëm të Kashmirit. India dhe Pakistani pohuan se kishin rrëzuar avionë të njëri-tjetrit dhe një pilot indian u kap nga ushtria pakistaneze.

Në një lëvizje për të shuar tensionet, Pakistani i dorëzoi të premten e kaluar pilotin e kapur, Abhinandan Varthaman, autoriteteve indiane. Pritet që piloti të flasë para gazetarëve./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne