News Bomb bën lajme tendencioze me copëza fjalish nga Olsi Jazexhi

Portali News Bomb analizon me tendence emisionin e trasmetuar nga News 24 “Studio e Hapur” duke iu referuar pjeserisht vetem fjales se historianit Dr. Olsi Jazexhi dhe duke paraqitur fjali te shkeputura nga ky emision.

Me poshte teksti i plote  i ketij portali:

Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ka lëshuar disa deklarata të forta për identitetin shqiptar dhe atë të Skënderbeut.

Për heroin kombëtar të Shqipërisë, Jazexhi, u shpreh se ai mund të krahasohet me liderin e ISIS, Abu Bakr Al Bagdadi dhe se ka qenë thjesht një rebel që nuk e ka vënë në vështirësi Perandorinë Osmane.

Ndërsa për shqiptarët ai ka bërë krahasime me fiset Zulu në Afrikë, duke thënë se janë të krijuar nga Perëndimi si shtet, për të ulur ndikimin serb dhe grek në Ballkan.

“Shqipëria është produkt i imperializmit perëndimor. Skënderbeu është një mit i krijuar nga perëndimorët siç krijuan në Afrikë mite për fiset Zulu. Skënderbeu ishte thjesht një rebel lokal. Skënderbeu me të vërtetë bëri rezistencë por nuk ishte një shqetësim serioz për Perandorinë Osmane. Skënderbeu shikohej nga Papët e asaj kohe siç shikohet sot Abu Bakr Al Bagdadi (lideri i ISIS) nga xhihadistët në Siri. Skënderbeu nuk njihej nga pjesa më e madhe e shqiptarve të kohës së tij”, tha Olsi Jazexhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne