News Week: Armët e Amerikës në duart e grupit terrorist ISIS

Gazeta amerikane News Week, në një raport të saj shkruan se armët amerikane gjenden në duart e grupit terrorist ISIS.

Sipas kësaj gazete, raporti analitik i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes tregon se ushtria amerikane nuk ka kontroll të saktë mbi eksportimin e mbi 1 miliard dollarë armatime dhe pajisje ushtarake në Irak të cilat kanë rënë në duart e grupit terrorist ISIS. Raporti analitik është zbuluar më herët nga Amnesty Internacional në kuadër të ligjit për lirinë e informacioneve të analizave të Pentagonit. Ndërkohë ushtria duke reaguar ndaj këtij raporti analitik ka premtuar se do të kontrollojë akoma më shumë eksportin e armëve në Irak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne