Nga 12 prefektë 2 spiunë Sigurimi dhe 3 me narkotrafik

GJERGJI THANASI

Nja 15 muaj më parë kryeministri Edvin me një të rënë të lapsit pushoi nga puna plot 12 copë prefektë dhe emëroi në vend të tyre 12 copë ish ushtarakë mbajtës të gradave të larta apo madhore deri në gjeneral major. Opozita qaramane si zakonisht u ankua për grusht shteti, për vënie ushtarakësh në detyra, që demojkracia i përcëakton për civilët etj. Faktikisht akuzat e opozitës së mjerë ishin larg realitetit. Gjetkë flinte lepuri i këtyre emërimeve të kryeministrit Edvin!

Prefektët e trafikut të drogës e të armëve

Nga 12 prefektët 3 rezultonin të lidhur me QNOD-në në Durrës, që menaxhon radarët e markës Lockheed Martin, që shërbejnë për mbikqyrjen e detit përkundruall brigjeve shqiptare. Nga përgjimet e bëra nga GDF-ja italiane bandës së Habilajve rezultonte që peshkarexhat italiane të ngarkuara me tonelata kanabis e me raste edhe me armë e municione, ndihmoheshin në këtë trafik nga një “mole” spiun i tyre i punësuar në QNOD-ë. Ky spiun me anë të celularit u jepte narkotrafikantëve në peshkarexhë drejtimet e lundrimit, që mos t’u hynte gjemb në këmbë jo vetëm nga autoritet shqiptare, por edhe që të ev itonin detektimin nga radarët grekë të vendosur në Korfuz apo edhe në Ishullin e Othonit.

Ky spiun, mole i narkotrafikantëve rezultonte i punësuar në QNOD si përfaqësues i njerit prej institucioneve, që kanë pëfaqësuesit e tyre në “Situation Room” në QNOD. Punësimi i tij mban firmën e gjen/major Maksim Malaj, në atë kohë drejtor administrative i QNOD-së. Sot gjen/major Malaj nuk është më prefekt i Elbasanit, por është këshilltar për sigurinë i kryeministrit Edvin. Lum si ne vend anëtar i NATO-s me një të tillë gjen/major këshilltar kryeministri.

Kapiten i parë (ekujvalent i gradës kolonel) Astrit Aliaj u emërua Prefekt i Gjirokastrës. Për koincidencë koloneli i detit aktualisht prefekt ka ushtruar detyrën e Nr. 2 të QNOD-së, kur spiuni i narkotrafikantëve “bënte dasëm” në këtë strukturë me rëndësi të vecantë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë vend anëtar i NATO-s. Nuk po hymë këtu në hollësi të konstatimeve zyrtare të një kontrolli të bërë për punën e kapitenit të parë Astrit Aliaj, kur kryente detyrën e atasheut ushtarak në ambasadën tonë në Itali.

Për koincidencë prefekti i Shkodrës major Cesk Millja, në kohën, kur spiuni i narkotrafikantëve punonte në QNOD, punonte në kompaninë privateIDEA-TEL SHPK, e cila bënte mirëmbajtjen e këtyre radarëve. Këtu nuk po hymë në hollësi për vjedhjen e llahtarëshme të kryer me tarifat e fryra për mirëmbajtjen e këtyre radarëve as edhe për sistemin SNDV, që do bëjë namin e as për prishjen e kontratës 400 000 USD me komapninë amerikane prodhuese të radarëve përsa i përket softit MTM 200. Thjesht i tërheqim vëmendjen lexuesit për koincidencën e habitshme: 3 nga 12 prefektët kanë lidhje pune e funksionale me radarët e drogës, që menaxhon QNOD-ja!!!!!!

Prefektët ish spiunë Sigurimi

Geisha” drejtoreshë e dosjeve në përpjekjet propagandistike për t’u dukur e rëndësishme dhe transparente publikoi inicialet e disa prej ish spiunëve të Sigurimit në adminsitratën e lartë, në pushtetin lokal, në Akademinë e Shkencave etj. Nga verifikimi i këtyre inicialeve dhe krahasimi i tyre me listën e prefektëve ish ushtarakë, si edhe nga kqyrja e deklaratave të nënshkruara për bashkëpunim me ish Sigurimin na rezulton se:

Kolonel Zenel Kucana aktualisht prefekt i Kukësit ka qenë spiun Sigurimi (BP)i tërhequr në bashkëpunim me baza vullnetare.

Gjeneral brigade Dhori Spirollari, aktalisht Prefekt i Korces na rezulton ish spiun Sigurimi (BP) i tërhequr në bashkëpunim mbi baza vullnetare (sipas deklaratës së nënshkruar për t’u bërë bashkëpunëtor Sigurimi).

Përmbledhtazi mund të themi se nga 12 copë prefektë të emëruar nga kryeministri Edvin, 5 prej tyre na paskan nga një “kleckë” në biografi. Për një shtet anëtar të NATO-s si Atdheu im i mjerë, Shqipëria kjo ekstravagancë kryeministrore është po aq e dëmshme sa imitimi i gjestit të Perandorit Kaligula (kali senator) me emërimin deputetë, zv/ministra e ministra të gjithfarë gomerësh, mëzash e pelash. Qëllimisht 3 fjalët e fundit nuk janë vënën në thonjëza./ Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne