Nga burojnë konfliktet midis Arabisë Saudite dhe Katarit?

Mosmarrëveshjet midis Katarit dhe Arabisë Saudite kanë nisur që nga viti 1995 dhe thuhet se rrjedhin për shkak të suksesit të vendit të vogël në prodhimin e gazit të lëngshëm natyror.

Burimi energjetik i ka dhënë Katarit pavarësi nga Rijadi dhe e ka bashkuar Dohën me armikun numër një në rajon të Arabisë Saudite, Iranin. I ashtuquajtur revolucioni i gazit të lëngshëm, e ka bërë Katarin një nga vendet më të pasura në botë me të ardhura vjetore për frymë prej 130,000 dollarë, ndërsa është bërë eksportuesi më i madhe i gazit të lëngshëm. Fushat në det të Katarit ku siguron gazin, ndahet me Iranin. Katari ka blerë gjithashtu rreth 2.7 miliardë dollarë aksione të naftës së kompanisë ruse Rosneft. “Katari dikur ishte një lloj shteti vasal saudit, por përdori autonominë që pasuria e saj e gazit i solli për të krijuar një rol të pavarur për veten”, tha për Bloomberg, Jim Krane, hulumtues i energjisë në Institutin Baker të Universitetit Rajs në Houston, Texas.Pasuria e gazit, i ka mundësuar Katarit të formojë një politikë të jashtme të pavarur nga sauditët. Katari ka kosto të ulët të nxjerrjes së gazit dhe për pasojë, vendet fqinje janë të detyruara ta blejnë nga ai, ndërkohë që ka një rritje të kërkesës së gazit të lëngshëm për prodhimin e energjisë elektrike. Por, përtej çështjes së gazit të lëngshëm, në mes janë edhe rrymat fetare. Katari ka mbështetje të fortë për Vëllazërinë Myslimane, të cilën Riadi e shikon si armikun që synon rrëzimin e mbretërisë, ndërsa Egjipti e ka shpallur organizatë terroriste. Riadi e ka akuzuar Dohën për mbështetje ndaj organizatës në fjalë, e cila mbështet Hamasin në Rripin e Gazës dhe grupet e armatosura libiane dhe siriane, që janë kundra Riadit. Ministri i Jashtëm i Katarit tha të martën se Doha ishte gati për të ndërmjetësuar për të lehtësuar çarjet në Gjirin Persik. Sundimtari i Kuvajtit Shejh Sabah Al-Sabah ka njoftuar se do të udhëtojë të martën në Arabinë Saudite për të ndërmjetësuar në dhënien fund të grindjeve. Të hënën, Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni dhe vende të tjera prenë lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar vendin për mbështetjen ndaj terrorizmit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne