Nga çfarë vuan Edi Rama, mjeku kinez i nxori sekretin kryeministrit

Në gushtin e vitit 2017 publiku shqiptar do të mësonte për sëmundjen e Edi Ramës. Ishte mjeku kinez, Wu Junming i cili do të nxirrte pa dashje sëmundjen e kryeministrit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka probleme me mesin. Ai kishte provuar shumë trajtime mjekësore në spitale të tjera, por pa rezultate të dukshme. Ai erdhi tek unë për trajtim dhe konkretisht iu nënshtrua 5 trajtimeve në klinikën time, duke përfshirë akupunkturën dhe masazhin”, tha në atë kohë mjeku kinez,Wu Junming.

Edi Rama me mjekun kinez, Wu Junming
Edi Rama me mjekun kinez, Wu Junming

 

Mbremjen e së hënës, vetë Edi Rama për t’i dhënë fund akuzave të Sali Berishës, i cili ka shkruar se kryeministri ka shkuar në spital në overdozë, tha: Unë kam qenë në spital te një miku im shumë i mirë mjek, që ka pasur një histori suksesi në Itali, njeh problemin tim, që e kam të trashëguar si të gjithë shokët e armëve në fushën e basketbollit me mesin e pasi bëra një udhëtim të gjate pata një kolpo që me krijoi një problem me nervin shiatik.

Çfarë është nervi shiatik?
Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup. Dhimbja e nervit shiatik është si rezultat i hernies diskale, pra i zhvendosjes ose dëmtimit të vertebrave pikërisht aty ku kalon dhe nervi shiatik, gjatë së cilës bëhet edhe shtypja e fijes nervore dhe rrjedhimisht duke çuar në perceptimin e dhimbjes. Shkaktarë të tjerë mund të jenë infeksione të ndryshme (inflamacione) të kockave që janë afër me këtë zonë, hemorragji të ndryshme në atë zonë, plagosjet, aksidentet, traumat etj. Kjo situatë mund të krijohet edhe gjatë shtatzënisë si rezultat i shtypjes së nervit shiatik nga uterusi (mitra) i zmadhuar gjatë kësaj periudhe.

Ky nerv fillon nga fundshpina, vazhdon poshtë nëpër vithe dhe deri në fund të këmbës. Ai është nervi më i gjatë në trupin e njeriut. Dhimbja ndodh atëherë kur ky nerv shtypet ose plagoset

Disa hapa që mund të merrni:

Praktikoni qëndrimin drejt (posturë e rregullt).
Bëni ushtrime për muskujt e barkut.
Ecni ose notoni.
Ngrini pesha në mënyrë të kujdesshme dhe të sigurtë.
Shmangni qëndrimin ulur ose në këmbë per periudha të gjata kohore.
Flini gjumë në mënyrë korrekte.
Shtriquni (bëni tërheqje).
Shmangni takat e larta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne