Nga e enjtja pakësohen reshjet e shiut, por bien ndjeshëm temperaturat

Gjatë gjithë javës do të ketë ulje të ndjeshme temperaturash, ndërkohë që reshjet do të pakësohen ndjeshëm këtë të martë por mbrëmja sjell sërish fuqizim të vranësirave dhe reshje shiu në të gjithë vendin, ndërkohë që në verilindje sjell dëborë.

Sipas Meteoalb, e mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit. Dita e enjte dhe deri në fundjavë, mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat do të ulen edhe për orët vijuese, rënie e ndjeshme mëngjesi i së martës dhe mesdita e së mërkurës. Po ashtu, një tjetër rënie me të paktën 3°C sjell e enjta, gjatë mëngjesit dhe mesditës ndrësa e premtja dhe fundjava sjellin rritje gradualë të temperaturave në të gjithë vendin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne