Nga Holanda në Itali 12 shqiptarë në gjyqin për trafik kokaine (Emrat)

GJERGJI THANASI

Familja e narkotrafikantëvë shqiptarë në Holandë

Gjykata holandeze e Flandrës Lindore po gjykon një familje të tërë shqiptare për trafik kokaine në sasi prej dhjetra kilesh. Tre vëllezër: Gëzimi 38 vjec, Martini 31 vjec, Erlindi 26 vjec si edhe 2 motrat, një kunatë, dy kushërinj të afërt dhe një mik i familjes gjithsejt 9 shqiptarë po gjykohen në Holandë për trafik ndërkombëtar kokaine në sasi të mëdha. Baza operative e familjes narkotrafikante ishte në zonën e Sint-Niklaas-it, por ato më pas kokainën e “eksportonin” në Gjermani, Zvicër, Itali dhe Angli. Ky trafik droge maskohej nga një aktivitet i ligjshëm i shitblerjes së makinave të përdorura kryesisht japoneze të markës Toyota. Policia holandeze përvecse arrestoi këtë familje trafikantësh u sekuestroi 4 vetura dhe 32 000 euro kesh të dyshuara si të fituara nga trafiku i kokainës. Anëtarët e kësaj bande të strukturuar kriminale rrezikojnë vetëm deri në 4 vjet burg, sepse Holanda ka në legjislacion dënime relativisht të ulta për vepra penale, që kanë të bëjnë me substancat psikotrope. Fotoja ilustruese tregon të arrestuarit në sallën e gjyqit, gjatë seancës së parë të gjykimit të kësaj cështjeje.

Në pranga 8 narkotrafikantë shqiptarë në Itali

Që në shkurt 2016 karabinieria nëpërmjet një operacioni antidrogë të quajtur “Balanta”mbante nën kontroll dhe godiste herë pas herë trafikimin e drogës nga një grup i strukturuar kriminal shqiptar. Grupi krahas kanabisit nga Shqipëria shiste me shumicë në Itali MDMA edhe kokainë, që e sillte nga Holanda në sasi prej dhjetra kilesh. Në krye të grupit ishte Floren Ceni 31 vjec dhe Ervin Nela 32 vjec (të arrestuar). Ndër anëtarët e arrestuar të grupit janë edhe shtetasit shqiptarë: Amarildo Nela 31 vjec, djali i xhaxhait i Ervinit, Eris Kaleci 33 vjec, Klodian Shele 42 vjec, Besim Duli 42 vjec, Armand Kaseja 32 vjec si edhe shtetasi kosovar Demë Berisha 25 vjec. Karabinierët po hetojnë në gjendje të lirë edhe 31 persona të lidhur me këtë grup kriminal./ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne